I zbulohet dënimi në Itali, shtyhet ekstradimi në Shqipëri i një prej atentatorëve të dyshuar të Hajrullës

I zbulohet dënimi në Itali, shtyhet ekstradimi në Shqipëri i një prej atentatorëve të dyshuar të Hajrullës

Inez Hajrualla

Gentjan Dautaj, i cili ishte në proces ekstradimi nga Italia për në Shqipëri, do të qëndrojë në shtetin fqinj, pasi iu zbulua se ka qenë i dënuar në mungesë me 1.8 vite burgim për vjedhje me armë.

Getnajn Dautaj kërkohet nga autoritetet shqiptare si i dyshuar për atentatin ndaj Inzes Hajrullës në Vlorë, i cili mbeti i plagosur. Por me zbulimin e dënimit në Itali, Dautaj do të duhet të qëndrojë atje, të paktën deri në përfundim të dënimit të dhënë nga Gjykata e Arrezos. Pa përfunduar dënimin në Itali, Dautaj nuk mund të ekstradohet.

Gentjan Dautaj dyshohet të jetë njëri nga tri qitësit për tentativën e vrasjes së Inez Hajrullës dhe miqve të tij në Vlorë, ngjarje e ndodhur në kompleksin "Oslo" në qytetin bregdetar. Pak ditë më parë në Shqipëri u ekstradua nga Italia, Igli Memaj, ndërkohë për këtë ngjarje, në kërkim vijon të jetë Fatmir Hyseni.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit