I zhdukur prej 6 vitesh në Londër, 'Pa Gjurmë' gjen 52-vjeçarin, Zijat Musai: Kam qenë në burg 10 vjet

Ekzistonte në skedën e të humburve që prej 5 majit të vitit 2013. "Pa Gjurmë" zbulon fatin e 52-vjeçarit, Ali Gashi Musai i njohur më parë me emrin Zijat Musai, i cili prej 6 vitesh ka mbajtur në ankth zemrat e familjarëve, pasi u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. "Pa Gjurmë" mësoi se Ali Gashi Musai ka qenë në burg për disa vite në Londër, ndërsa është liruar pak kohë më parë. Ai ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa fizikisht është në rregull. Disa muaj më parë ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë gjë e cila është e verifikueshme përmes sistemit TIMS. 

Në lidhje me skype nga Gjermania, vëllai i Mustafa Musai tha në "Pa Gjurmë" se prej 6 vitesh familja e tij nuk kishte asnjë të dhënë për fatin e tij. Ai ka thënë se Aliu ka bashkëjetuar me një grua në Londër, ndërsa pas humbjes së kontakteve, ata nuk dinin asgjë për të. Ai tha se amaneti i nënës së tij, e ndarë nga jeta disa vite më parë, ka qenë që ai të gjente vëllain e tij. Edhe dëshmitë e mbërritura në stafin e "Pa Gjurmë" kanë qenë se Ali Gashi Musai jeton në Londër.

Ali Gashi Musai për Report Tv: Kam vuajtur 10 vite burg
Zijat Musa ka folur për emisionin "Pa Gjurmë" për rrethanat e zhdukjes së tij prej 6 vitesh. Ai thotë se ka vuajtur 10 vite burg në Londër për një vepër penale çka e ka privuar atë që të kontaktonte me familjarët. "Jam Zijat Musa, jam nga Peqini, 51-vjeç. Kam qenë në burg prej 10 vitesh, jashtë Londrës", tha ai. 

Si u zhduk Ali Gashi Musai
Viti i fundit kur ai ishte në Shqipëri i përket vitit 2009 kur më pas ai do të zhvendosej drejt Anglisë aty ku do të humbiste gjurmët. Nga viti 2009 me largimin nga Shqipëria dhe deri më 2013, ai pati komunikuar rregullisht me familjarët. Emri i tij i vërtetë ishte Zijat Musai. I njohur si Ali Gashi Musai, ai është paraqitur si shtetas kosovar në shtetin britanik. Mustafai, vëllai i tij bëri denoncimin në studion e emisionit "Pa Gjurmë" në kërkim të Aliut. Pas humbjes së të cilit nëna u nda nga kjo jetë me pengun e të birit dhe një tjetër vëlla gjithashtu ndarë nga kjo jetë me pengun e të vëllait.

Ali Gashi Musai i gjetur nga stafi i Pa Gjurmë 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 26/01/2019 09:49

    Kam nr e telefonit te Zijait. Ai kerkon te lidhet me vellain ne gjermani. Si mund tju kontaktoj qe tju jap numrin e telefonit te Zijait?

    Përgjigju
  • Fredi: 22/01/2019 21:28

    Hahahahahaha llaftari!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 7.500m2 tokë në Vorë që iu shit nipit të Sadri Abazit! Arrestohet ish-kreun e komunës Bërxullë e 3 të tjerë

Tiranë/ Sekuestrohet 7.500m2 tokë në Vorë që iu shit nipit të Sadri Abazit! Arrestohet ish-kreun e komunës Bërxullë e 3 të tjerë