I zhdukur prej 7 vitesh, dëshmia tronditëse nga Austria për të humburin nga Vlora

Emisioni ‘’Pa Gjurmë” në Report Tv trajtoi rastin e humbjes së Mateo Bejajt 7 vite më parë në Vlorë. Ai ishte 14 vjec kur u rrëmbye, ndërsa prindërit akuzojnë hallën për ngjarjen.

Ndërkohë që pas publikimit të fotos në emisionin ’Pa Gjurmë’ një dëshmitare nga Austria dha informacione që mund të dërgojnë në gjurmët e të riut.

Unë kam më shumë se 20 vite që jetoj në Austri dhe punoj si përkthyese. Në 2017 takova një person që thoshte se quhej Ilir Sorra, por e ndërronte në Ilir Arbana. Kishte qëndruar në Hanover, kishte vjedhur një makinë, më pas kishte ardhur në Austri, në një hotel vodhi disa rroba, ndërkohë që ndiqej nga policia dhe u arrestua.

Kur pashë foton pjesa e syve ishte e ngjashme. Ai nuk dinte emrat e prindërve, dinte se ishte nga Vlora, ishte i sëmurë, vuante nga skizofrenia, ishte i dhunshëm, mendohet se kishte kaluar një traumë të madhe. E vërtetova se ishte nga Vlora, ndërsa më duket i ngjashëm në pjesën e syve me Mateo Bejajn.

Ai nëse shikonte policë në rrugë u sulej edhe pa shkak fare. Duke qenë se ishte i dhunshëm në burg e çuan në psikiatri në afërsi të Vjenës. Më pas është lënë i lirë, pasi është shpallur i papërgjegjshëm. Ka qenë në dimër vjet kur është lënë i lirë.

Dëshmia nga Austria

Emisioni ‘’Pa Gjurmë” në Report Tv do të vijojë që të ndjekë rastin e 21-vjeçarit Mateo Bejaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Frika nga varianti Delta, a është momenti i vaksinimit me detyrim për kategori të caktuara të popullatës ?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

SHBA, 'maskuan' kokainën me një tortë të shijshme por s'ia hedhin dot qenit të DEA-s amerikane! E pësojnë dy trafikantët