Denoncimi i ri i Taulant Mukës: Doktoratura merret me plagjiaturë, Rektorë dhe Dekanë në Vetting

Taulant Muka u shpreh për gazetarin Andi Kapxhiun se arsyeja që ndërmori përsipër postin që gëzon tani, është dëshira që ka për të sjellë një arsim cilësor në vend, pasi situata aktuale sipas tij paraqitet me dekanë dhe rektorë me plagjiaturë.  

“Erdha në këtë pozicion pas një karriere të konsoliduar. Kam qenë opozitar sa i takon kërkesave për të pasur një arsim më cilësor. Dy javë më parë kam qenë në një takim me kryeministrin Edi Rama si dhe me akademikë me vlerë, e aty kam propozuar për të rishikuar titujt akademikë në vend”, tha Muka, duke shtuar se pjesëmarrja e tij në sferën akademike ka ardhur edhe si rrjedhojë e ftesës që ka marrë nga kryeministri Edi Rama.

I pyetur për denoncimin e bërë së fundi përkundrejt Ervin Demos, gjë e cila pasoi me emërimin e tij si zëvendësi i tij në postin e zv/Ministrit të Arsimit dhe Sportit, Muka u shpreh: “Denoncimin nuk e kam lidhur me një emër, por me fenomenin”. Sa i takon ditës së tij të parë në punë si zv/ ministër, Muka tha se e ka nisur me një takim me stafin e Ministrisë së Arsimit, nga ku është larguar më pas me gjithë legjislaturën e arsimit. “Kam vite që jetoj jashtë vendit, më duhet pak kohë për t’u njohur me mënyrën sesi funksionon Ministria e Arsimit, e për këtë arsye kam marrë përsipër të studioj legjislaturën e saj”, u shpreh ai.

Duke u fokusuar në denoncimin e sipërpermendur dhe komentet me të cilat është përballur, Muka u shpreh: “ E njoh realitetin shqiptar dhe nuk jam i lumtur që shoqëria më njeh për rastin e paraqitur. Unë jam shkencëtar, isha në Kopehagen me një rrogë shumë të mirë, merrja 9.000 euro në muaj, dhe do të zhvillohesha profesionalisht në Zvicër. Unë karrierën time e kam krijuar përpara së të merrja postin zëvendës Ministër i Arsimit dhe Sportit. Qëllimi im, duke marrë shtysë edhe nga profesioni im si shkencëtar, është të zhvillohet shkenca, pasi sikurse dihet zhvillimi ekonomik është i lidhur ngushtë me shkencën.”

Duke u ndalur tek fenomeni i plagjiaturës, Muka tha se ka rektorë dhe dekanë të cilët nuk e kanë fituar titullin akademik me meritokraci. “Faktikisht nuk kam statistika sesa i zhvilluar mund të jetë konkretisht fenomeni i plagjiaturës, prandaj kam ngritur shqetësimin që duhet ngritur një grup pune dhe se duhet aplikuar edhe Vettingu. Mund të them vetëm se në bazë të informacioneve që kam, ka rektorë dhe dekanë me plagjiaturë." 

Ideja është se janë disa modele në Kosovë dhe Maqedoni që duhen zhvilluar edhe gjuhën tonë, por duhet të hapet patjetër një debat publik, në funksion të projektimit 10-20 vjeçar të universitetit. Pra kërkohet vendosja e një software në gjuhën shqipe, por do rishikohet në të ardhmen nëse doktoraturat do të bëhen në gjuhën angleze pasi duhet ta pranojmë, shkenca flet në gjuhën angleze dhe nëse duam të jemi konkurrentë global duhet ta pranojmë atë" , komentoi më tutje ai.

Duke sjellë një paralelizëm me situatën në Kosovë, Muka u shpreh se organizata e saj e shoqërisë civile ka bërë një punë të mrekullueshme. “ Një ditë përpara se të emerërohesha si zv/ ministër i Arsimit, isha i ftuar në Kosovë nga “ORKA” dhe kryetari i saj Roni më tha se kanë arritur të bëjnë së bashku të gjitha palët politike për këtë çështje dhe tashmë vetëm Universiteti Publik i Prishtinës ka të drejtë të lëshojë doktoratura në vend”, tregoi ai, duke shtuar se nevojitet një koordinim me Kosovën dhe trevat shqipfolëse, në mënyrë që t’i ofrohet studentëve shqiptarë një arsim me cilësi të lartë. Muka theksoi se mekanizmat e posaçme që do të merren për të luftuar “babëzinë” e plagjiaturës nuk do të kenë të bëjnë me universitetin privat apo atë publik, por me cilësinë e arsimit.

Ai rrëfeu për gazetarin Andi Kapxhiu se përpara se të merrte postin drejtues, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar t’i bëjë të ditur qëndrimin e tij rreth periudhës kohore që mund të marrë ushtrimi i impaktit të Reformës së Arsimit. “Në kontratën time verbale me kryeministrin Edi Rama, unë jam shprehur se impakti do të ndihet 6 deri në 9 muaj dhe në bazë të kontributit që unë do të jap në arsim do të rishikohet edhe pozicioni që kam.”

Në përfundim të intervistës, Muka shprehu angazhimin e tij në krijimin e një komunikimi frytdhënës midis Ministrisë së Arsimit, opinionit publik dhe mediave.

Pak ditë më parë, Taulant Muka denoncoi zv/Ministrin e Arsimit dhe Sportit Ervin Demon për plagjiaturë. Duke sjellë si dëshmi doktoraturën origjinale dhe atë të kopjuar në llogarinë e tij personale në rrjetin social "Facebok", Muka u shpreh se arsimi nuk mund të zhvillohet me njerëz të tillë.

Ne kete shembull, zv. Ministri i Arsimit eshte autor i pare- 100% copy-paste! A mund te bejne persona te tille reformat ne Arsim? Ka shume shembuj te tille Shqiperi jone; njerez qe nuk kane asnje lidhje me arsimin japin mesim, "motivojne" te rinjte, drejtojne departamente, fakultete dhe universitete, dhe bejne edhe "politikat" ne arsim! Te rinjte kane nevoje per njerez me vlera dhe akademike te cilet arsimin e kane pasion!

Taulant Muka, Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit

Doktoratura e kopjuar e Ervin Demos

Këtij denoncimi iu bashkangjit më datë 28 tetor një denoncim tjetër që i drejtohet jo vetëm Ervin Demos por edhe universitetit privat UET, të cilin ai drejtonte. "Ky institucion dhe çdo institucion i ngjashëm duhet të mbajë përgjegjësi ligjore! Ka fakte të pakundërshtueshme dhe që duhet të shtyjnë Ministrinë e Arsimit dhe Prokurorinë të hetojë të gjitha doktoraturat e dhëna nga ky institucion por edhe institucione të tjera të Arsimit të Lartë!", ka shkruar në "Facebook" Muka.

Një tjetër doktoraturë plagjiaturë, e publikuar nga Taulant Muka

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 03/11/2018 19:43

    Eshte e vertete se leket nuk jane gjithcka, me duket gjithsesi pak e cuditshme qe ka lene nje rroge 9000-euro per nje rroge zv.ministri, urime

    Përgjigju
  • Faik: 03/11/2018 14:31

    E ndoqa tè gjithè Intervistèn nè REPORT TV , dhe ky Djali mu duk shumè njeri i mirè dhe Super i Pèrgatitur . Njerèz si Taulant Muka i duhen Shqipèrisè , qè tè bèhet tamam SHTET me Meritokraci , dhe JO me "GRABITJE" dhe PLAÇKITJE alla LSI dhe alla Petrit VASILÈRI ! Bravo Edi Rama

    Përgjigju
    • Jdjdjddjdjj: 03/11/2018 15:25

      Ia paske bere mire qejfin vetes.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium