Ibra bën shpëtimtarin, Milan i shpëton humbjes! Reali katastrofë kundër Valencia-s (VIDEO-Golat)

Një gol i Zlatan Ibrahimovic në minutën e tretë shtesë ka shmangur humbjen e Milanit në javën e shtatë të Seria A kundër Verona-s. Në takimin e San Siro-s që përfundoi 2-2 miqtë zhbllokuan që në minutën e 6 me Barak, ndërsa më pas një autogol i Calabria vështirësoi dyfish punën.

Gjithsesi brenda pjesës së parë nuk do të kalonte më shumë se tetë minuta kur Milani të ngushtonte diferencat, por më një autogol. Më pas në pjesën e dytë para se të realizonte golin e barazimit Ibrahimovic humbi edhe një 11-metërsh.

Pavarësisht se takimi u mbyll në barazim Milani mban vendin e parë me 17 pikë, 2 më shumë se Sassuolo e vendit të dytë. Ndërkohë edhe Napoli mori një trepikësh falë golit të Osimhen në pjesën e parë kundër Bologna-s.

Në La Liga Real Madrid është shpërfytyruar nga Valencia e cila i ka mposhtur ‘galaktikët’ me rezultatin 4-1. Për më tepër ekipi i drejtuar nga Zidan kaloi i pari në avantazh me Benzema-n, ndërsa Valencia përmbysi falë ‘tripletës’ së Soler dhe autogolit të Varane-s. Si pasojë e humbjes Real Madrid zbriti edhe nga vendi i parë, ndërsa tani renditet në të katërtin.

Ndërkaq në Premier League supersfida e javës mes Manchester City-t dhe Liverpool ka përfunduar me shifrat 1-1. Kampionët në fuqi të Premier League morën fillimisht epërsine me Salah, ndërsa ekipi i drejtuar nga Guardiola barazoi me Jesus. Në vijim De Bruyne do të humbiste rastin më të mirë për tre pikët kur gaboi një penallti.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët