Ibsen Elezi këshillë Shabanit: Duhet të jeni më agresiv, luftë politike! Agron Duka: Lërini studiot, nuk duhet t'ju zërë këmba në tokë

Ibsen Elezi në Repolitix u shpreh se partitë e reja duhet të jenë më agresiv në aksionin e tyre politik

'Duhet të jenë agresiv në rregullat e lojës. Beteja e tyre duhet të jetë e ashpër. Nëse e humbin këtë betejë nuk ka besim tek opinioni. Duhet luftë politikë. Të jenë agresiv çdo ditë. Kjo është ajo që u jep besueshmëri atyre. Jam te PD, kam dy muaj që kërkoj fraksion. Nëse nuk luftohet këtë radhë dhe nuk ka kompromis këtë rradhë. PD po shkon tek listat e mbyllura. PS bëhet me PD, gjithë partitë e tjera duhet të luftojë shumë.'

Ndërsa Agron Duke shton se të rinjtë si Lapaj, Qori dhe Shabani duhet të bashkohen me revoltë kundër këtij kodi zgjedhor.

'Duhet të bashkoheni bashkë ju të rinjtë. Nuk duhet t’ju zërë këmba dhe jo të vini në studio. Juve të rinjtë duhet revoltë. Çdo me thënë ti nënshtrohesh këtij kodi zgjedhor. Duhet bashkuar, edhe ai Lapaj, nuk do bëni gjë nëse nuk e ktheni kauzë.'


Lajmi kryesor:

Opozita pas vulës, Duka në 'Repolitix': Sistemi i padrejtë, më detyron të futem te koalicioni i Berishës! Ish-sekretari i PD: S'jam më në atë parti, u divorcuam


G.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

E kryer/ Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri

E kryer/ Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri