Ideja e shtetit bektashian/ Arian Galdini: Nuk më tremb koncepti i shtetit! Por pikëpyetja vjen si e prezantoi Rama në OKB

 

Kujtim Gjuzi dhe Arian Galdini komentuan idenë e Ramës të paraqitur në OKB, për ngrijten e një shteti bektashian në Tiranë. Gjuzi shprehet se mund të krijohet banka bektashiane por jo një shtet. Ndërsa Galdini parimisht nuk është kundër, por jo me idenë e kryeministrit dhe me mënyrën e paraqitur direkt në OKB. 

Gjuzi: Që Frashllitë janë truri i mëvetësisë së Shqipërisë si shtet më vete. Mbi këtë simbol nuk mund të vësh shtet tjetër. Mbreti Edvini i tetë. Edvin Rama ka të drejtën të thotë dua si Loris Kastriota si princ Leka i parë kush të marri mbretërinë. Nëse kthehet mbretëri nuk jam kundër. Zonja e tij është bektashiane. Le të bëjë bankën e komunitetit bektashian. Këtu po, po jo shteti.

Galdini: Temë ekstremisht serioze. Kam pikëpyetjet e mia. Burojnë nga fakti që më pëlqen si ide, më duket romantike. Ndryshe nga debati, jam simpatizant i dhënies fuqi dhe dritë këtij komunitetit. Por pikëpyetje që kam, pse një ide e tillë të prezantoj njëlloj si emërimi i ministrave nga xhepi i vogël. kjo ide ngërthen sentimente kombëtariste, komunitetesh fetare. Bektashinjtë e kanë të lidhur veten e tyre me lëvizje patriotike në Shqipëri. Mes bektashizmit dhe shqiptarizmës ka një simbiozë. Në këtë situatë globale, bektashinjtë kanë nevojë për një lloj drite. Për ne nuk ka teologji që na pengon. Fetë, sektet konsiderohet si pasuri e kulturës globale, vendet përpiqen tu japin dritë. Unë vetë jam i krishterë, pikëpyetjet vijnë tek mënyra si kryeministri ka prezantuar idenë. E ka shpallur këtë ide në një platformë ndërkombëtar sepse ka dashur që buja e idesë të vrasë vetë idenë. Teologjikisht nuk ka problem, por deklarata e kryeministrit për shtet sovran për një islam të moderuar dhe deklarata e tij duke mohuar komunitet ungjillor. Nuk e di nëse e ka nga padija apo strategjike. Është ide që do një përfaqësues i një uniteti kombëtar. Duhet të vinte nga presidenti. Në momentin që vjen nga një pale politike ajo do ketë kundërshtimin e palës tjetër. fjala shtet në këtë rast është kredenciale për një fe. Nuk më tremb koncepti i shtetit.


Lajmi kryesor:

Dënimi i Salianjit/ Kujtim Gjuzi: I them Berishës ndaloje mos të shkojë në burg! Galdini: Hyn tek ata që kanë ambicie ekstreme për karrierë


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA

Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA