E njëjta dorë vrau 4 të rinjtë në Durrës për drogën! Tabulatet telefonike të vëllezërve të ekzekutuar 'fundosin' 2 autorët, arrestohen

TIRANE-Arrestohen autorët e 2 vrasjeve në Durrës, të vëllezërve Haxhia në datë 27 Prill dhe të 2 të rinjve po në të njëjtin vend në datë 2 mars të po këtij viti te tregu i makinave. Autorët janë Altin Ndoci 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafik droge dhe K. A. 22 vjeç, banues në Durrës. Sipas policisë së shtetit, këta 2 persona ekzekutuan me armë zjarri vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia dhe Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia. Të dyja ngjarjet kanë lidhje me prishjen e pazareve të drogës. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri që u përdorën për vrasjet, municion luftarak, automjeti tip 'Toyota' i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celularë. Armët e zjarrit të përdorura për të kryer krimin ishin fshehur në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga autorët. Sipas policisë së shtetit mekanizimi i përdorur në të dyja vrasjet është i njëjtë. 

Por përse u vranë?
Katër personat janë ekzekutuar për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe influencës në territor në Durrës. E kaluara e viktimave dhe autorëve nuk ka qenë e panjohur për policinë, pasi kanë qenë kapur dhe dënuar më parë për drogë. 2 nga 4 viktimat kanë qenë të dënuar për trafik narkotikësh, konkretisht Dorjan Shkoza 35 vjeç, që u vra në 2 mars, ka qenë ish i dënuar me 8 vjet burg për drogë dhe Besmir Haxhia që u vra në 27 prill, ishte dënuar në Greqi dhe Francë po për narkotikë. Gjithashtu edhe njëri nga autorët, pra Altin Ndoci ka qenë i dënuar më parë për drogë.

Por si u zbardh ngjarja?
Makina tip 'Toyota' që përdorën në krim çoi policinë te dy autorët. Targat rezultuan se i përkasin një makine tip 'Skoda' pjesë e një kompanie të dhënies së mjeteve me qira, por që janë kopjuar duke u prodhuar në mënyrë artizanale nga Ndoci dhe bashkëpunëtori i tij. Pas kontrolleve të kamerave të sigurisë që zbuluan makinën 'Toyota' dhe metodave të tjera hetimore policia shkoi te makina, që ishte fshehur në Arapaj. Brenda në makinë, e cila ndryshe nga hera e parë në vrasjen e dytë nuk u dogj u gjetën prova, njolla gjaku dhe gjurmë gishtash. Nga analizimi i këtyre provave rezultoi se gjurmët dhe shenjat e gjakut i përkasin 22-vjeçarit me inicialet K.A. nga Durrësi.

I riu u arrestua dhe përballë hetuesve u thye duke pranuar përfshirjen dhe më pas të bashkëpunojë duke treguar shokun, Altin Ndocin, që u kap pasditen e djeshme në Tiranë. Më pas 22-vjeçari tregoi se ku kishin fshehur armët e zjarrit, tre kallashnikovët që u përdorën në krim. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Ndoci në momentin e arrestimit ka mohuar gjithçka, por provat janë të gjitha kundër tij. 

Aktualisht po hetohet edhe një detaj nëse ndonjë nga autorët e këtij krimi është plagosur duke qëlluar mbi vëllezërit Haxhia pasi në makinën 'Toyota' u gjetën njolla gjaku të 22-vjeçarit dhe xhamat e thyera. Një tjetër provë që ndihmoi hetuesit ishin edhe telefonat e dy vëllezërve Haxhiaj dhe 12 celularët sekuestruar të dy autorëve të dyshuar, ku rezulton se disa nga kontaktet e bisedat e tyre ishin me të njohur të përbashkët.

Sipas hetimeve rezulton se një nga autorët doli nga "Toyota" duke qëlluar para mjetit "Golf" të vëllezërve Haxhia, ndërsa një tjetër qëlloi nga brenda makinës pa dalë dhe në më pak se 90 sekonda ata kanë derdhur 56 plumba. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u shpreh në deklaratën për mediat se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

 

Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza

Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:55
Detaje të re nga ekzekutimi i vëllezërve në Durrës, tabulatet telefonike 'fundosin' autorët (VIDEO)

Zbulimi i dy autorëve të ekzekutimit të dy vëllezërve në Durrës është bërë përmes zbulimit të tabulateve telefonike të viktimave nga ana e policisë. Pas shumë bisedash të zbuluar nga tabulatet telefonike mes dy vëllezërve Haxhia të ekzekutuar, ishin dhe bisedat me dy të arrestuarit si autor të kësaj vrasje në tregun e makinave në Durrës.

Gjetja e celularëve të viktimave të pacenuar ishte një ndihmë e madhe për grupin hetimor. Analiza e tabulateve të celularëve ishin çelësi i suksesit pasi bëri të mundur zbulimin e një disa personazheve të dyshuar ku u futën në rreth edhe autorët e krimit.

Pas shoqërimit të tyre në polici dhe marrjes së gjurmëve të gishtave, policia në të njëjtën kohë gjeti dhe makinën e autorëve.

Pas analizimit, në makinë u gjetën dhe gjurmën e njërit prej autorëve, konkretisht të 22-vjeçarit me iniciale K.A. Pasi gjurmët e gishtave përkonin me 22-vjeçarin, i shoqëruar më parë në polici nga tabulatet telefonike, u bë dhe arrestimi i tij. Ishte pikërisht 22-vjeçari që pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor, tregoi të gjithë ngjarjen dhe bashkëpunimin me Altin Ndocin, 33 vjeç, që u arrestuar pasditen e djeshme në Tiranë.

Altin Ndoci dhe 22-vjeçari akuzohen edhe për ekzekutimin e 2 të rinjve Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia më 27 prill po në të njëjtin vend, te tregu i makinave.

Prishja e pazareve të drogës është bërë shkak për të dy këto ekzekutime, të ndodhura në të njëjtin vend, me pak ditë diferencë.

Ora 13:20
Arrestimi i 2 autorëve për ekzekutimin në Durrës/ Jaupaj për Report Tv: Policia veproi shpejt

Duke u ndalur tek arrestimi i 2 personave që ekzekutuan vëllezërit në Durrës, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një intervistë për Report Tv  tha se policia veproi shpejt.

"Policia e Tiranës ka qenë në detyrë, kemi marrë masa të vazhdueshme, por kohët e fundit për shkak të disa ngjarjeve të rënda që ndodhën, ku policia veproi shpejt, po kështu edhe ngjarjet e tjera janë kapur autorë. Jemi në vlerësim maksimal të situatës", tha Jaupaj për Report Tv.

Ora 12:02
Zbardhet dëshmia, Altin Ndoci mohon përfshirjen në vrasjet e Durrësit, por e 'kryqëzojnë' provat

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se nga ekzaminimet ka rezultuar se 2 nga 3 armët janë përdorur te vrasja e fundit e vëllezërve Haxhia, ndërsa po ekzaminohet edhe e treta, që u gjet. Ndërkohë që shenjat e gishtave dhe gjurmë të tjera kanë faktuar përfshirjen e dy të arrestuarve. Altin Ndoci ka mohuar përfshirjen në krim në dëshminë e parë në grupin hetimor, por rrëfimi i shokut të tij dhe provat e tjera janë kundër tij.

Ora 11:57
Targat e makinës që u përdor në vrasje janë vjedhur nga një makinë me qira


Report Tv mëson se targat e makinës 'Toyota' që u përdor nga autorët për vrasje janë AA 375 NX, por janë të vjedhura, pasi i përkasin një makine me qira 'Skoda'.

Ora 11:30
Del fotoja, ky është autori i dy vrasjeve në Durrës

1588325450_ALTINNDOCI.jpg

Report Tv siguron foton e njërit prej dy autorëve të vrasjeve në Durrës, Altin Ndocit. Ndoci në 26 shkurt të 2015 ka qenë arrestuar për vjedhjen e makinave në Tiranë, ndërsa më parë ka qenë i dënuar për shitje droge. Pas daljes nga burgu për vjedhjet i është rikthyer sërish aktivitetit kriminal.  

Vjedhjet nga Altin Ndoci dhe shoku i tij Sazan Cibaku në 2015
1.Më datë 18.12.2014 shtetasit e lartëpërmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip - Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N,
2.Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.
3.Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX. 
4.Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.
5.Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.
6.Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.
7.Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G.
8.Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D.
9.Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M.
10.Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”,  është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B.

Ora 11:24
Vrasjet në Durrës/ Zbulohet emri i njërit prej të arrestuarve, shoku bashkëpunoi me policinë

Altin Ndoci është një nga dy të arrestuarit për vrasjet. Ai u arrestua dje pasdite në Tiranë. Ndoci është njëri nga personi që qëlloi dy vëllezërit Haxhia. Ai ndodhet i shoqëruar në policinë e Durrësit dhe javën e ardhshme të dalë para gjykatës. I arrestuari tjetër është shoku i tij me inicialet K. A. ai ka bashkëpunuar me policinë për të zbardhur krimet në Durrës pasi u arrestua duke treguar edhe shokun. Por si u zbuluan? Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno raporton se kamerat e sigurisë që kapën makinën tip 'Toytoa' çuan në zbardhjen e ngjarjes duke ndjekur dinamikën, policia arriti që të zbardhte edhe personat ku kanë qëndruar. Makina është sekuestruar, po ashtu edhe 3 armët.

Ora 11:16
2 Vrasjet në Durrës/ Njolla gjaku në makinë dhe gjurmë gishtasht në armë...momenti kur policia nxjerr kallashnikovët nga kanali (FOTO)

Njollat e gjakut

1 / 6

Armet e autoreve

2 / 6

Armet e autoreve

3 / 6

Makina e perdorur nga autoret

4 / 6

Makina e perdorur nga autoret

5 / 6

Renea zbulon armet

6 / 6

Report Tv ka arritur të sigurojë foto nga makina dhe kallashnikovët me të cilët dy autorët ekzekutuar 2 vëllezërit në Durrës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se te armët është gjendur gjurmë të gishtave të autorëve. Armët i kishin hedhur në një kanal.

Deklarata e plote e policise se shtetit
Zbardhen dy ngjarje të rënda kriminale, të ndodhura dy muajt e fundit në Durrës. Vihen në pranga dy autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese". Finalizohet operacioni policor i koduar "Shën Vlash", i zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, automjeti i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celular. Siç jeni në djeni, më datë 27.04.2020, në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Si rezultat i punës profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, u bë i mundur grubmbullimi i provave që çuan në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes. Për këtë, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, mbi bazën e provave të grumbulluara nga puna hetimore, u finalizua operacioni policor i koduar "Shën Vlash ”, në kuadër të të cilit u bë zbulimi, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike"; 
K. A., 22 vjeç, banues në Durrës; 

Në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas. Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja", Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar. Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për aryse hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera. Zbardhja e këtyre ngjarjeve erdhi si rezultat i një bashkëpunimi, koordinimi dhe profesionalizmi mes disa strukturave, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Falënderoj Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në mënyrë të veçantë prokurorin Gëzim Veizi, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe profesionalizmin e treguar dhe dua të siguroj qytetarët se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, si dhe ftoj qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

d.ba./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi i BE për të mos hapur kufijtë me Shqiperinë pas 1 korrikut?

Komento

Komente

  • Mirdite: 02/05/2020 11:12

    Nje pershendetje ke dhe nga une .Vlora as nje presje ste leviz nga qfar ke shkruajtur .

    Përgjigju
  • Tarasi: 02/05/2020 01:12

    Komplet amator si mos ti kapi policia. Nuk është nai bravo e madhe policia te dali te vej nai gjobe pencionistave, se lepri fle ne vend tjeter.

    Përgjigju
  • Tasimi: 01/05/2020 18:50

    Me pushkatim ska burgim per jet per kto parasita te qelbur

    Përgjigju
  • Kanuni I Arbtit: 01/05/2020 16:16

    Bravo Policia Shtetit. Esht per te ardhur keq qe komentet e popullit Jane ne nivele nalfabete,gjykimet ,krahinat dhe fete mbesin pjese e fjalorit ne cdo koment dhe pa dashje te nxit qe tu japesh Pak pergjigje. Un jam i idese se ligji me i mire esht dhe mbetet (Hakmarrja) (flas per Burrat !). Ketu kemi te bejm me histori qe shum Pak nga ju pothujse asnjeri nuk ja ka iden e zanafilles, keshtu qe ,Mirditore,Came,Malsore,Labe,Katolik ,myslyman apo Ortodoks o e cdo besimi qoft , Gishti e pret nese ben Pabesi apo shkel aty ku duhet. Un jam Mirditore 100% e kam shok te Krahinave dhe te Feve te ndryshme por jam i Idese se nuk te vret kush Kot. Lexoj dhe portale te tjera dhe me vjen keq si perdoret akoma emri i te Ndjerit nga Puka (Jan Prega) te cilit komentuesit vazhdojn te perdorin emrin etij neper komentet pa lidhje ,jo po Verior Jo po Jugor......jo po Katolik Jo po myslyman ......Besoj se kush po lexon e kupton ! O Tironc rri urt shoku bej komente me edukative dhe qe ajo qe shpreh te japin fryte shoqerore jo perqarje ..... Historia Boterore dhe Letrat e Stambollit e kan te Dokumentume Mire se Ca' Jane MIRDITORET. ( Nuk vret njeri Kot) .Bravo POLICIA e SHTETIT .

    Përgjigju
    • Bujar: 02/05/2020 12:21

      Ore Taj kuni i leshit a e more vesht qe i ka shku edhe ne varrim, jane rrit bashke, nga i zone, dhe ne fund i vrau, korkoni bese ju legena, Juve vetem bishti ju mungon, se kafshes ja kaloni, keni infektuar edhe evropen rrace e degjenerume

    • vjeshta: 01/05/2020 23:17

      E ke qa o mirditorë,mos fol ma!

    • CaBone: 01/05/2020 18:34

      Super Koment vlla

    • Arbëri: 01/05/2020 17:51

      Shumë me vend ke shkruar !

  • Ben: 01/05/2020 15:10

    Si nuk e paska zbuluar kete grup Artan Hoxha ose Klodi Lala apo tani fillojne e flasin dhe bejne si katunaro profesionist ne çeshtje krimesh.

    Përgjigju
    • Ik re palle: 01/05/2020 17:07

      Po ato po flasin per bandat ne shkoder qe Jane me te keq se keta dhe bejn ligjin ne veri, ti po thua Jane malesor keta. E ca qe Jane malesor, Kto kshu?

    • geni: 01/05/2020 16:14

      sja ka mbajt bytha beno se jane malsor keto ja kripin bithen

  • Populli: 01/05/2020 14:33

    Ju lumte policise.. Puna e tyre ne sherbim te popullit dhe ne lufte kinder krimit eshte garanci dhe per ata vete, per familjet dhe femijet e cdo punonjesi te rendit. Mirenjohje dhe kurajo, energji dhe force per me tej..

    Përgjigju
  • altin: 01/05/2020 14:19

    me gjurmet qe kane lene kto killerat debila dhe plaka ime i kishte kap...kshuqe mos u hap bythesh o ardi veliu o plehre po hap syte e prit kanabisin qe eshte mbjell dhe ne rruge kryesore sot ne kruje.

    Përgjigju
  • Sylejmëni: 01/05/2020 14:05

    Ligji i ligjeve të shtetit me demokratik në botë !

    Përgjigju
  • Roland: 01/05/2020 13:58

    Bravo policise....

    Përgjigju
  • Tironci: 01/05/2020 13:45

    Ku jane ato pederastat qe nuk po bojne komente per keto kriminelet ? Por sa bohet vrasje dalin me fyrje turko talebane ndaj fese myslimane ,tani te dali dhe te komentoje per mirditore qe jane bo tmerri per krime.

    Përgjigju
    • He he: 01/05/2020 17:08

      Jan prenga I shkreti ishte nga puka. Jane 2 qytete te ndryshme puka e mirdita.

    • Feri: 01/05/2020 15:07

      Po jan prenga mirditor ishte i shkreti po e tereziten çamet me maloket e dukagjinit me urdher te vlonjatit

    • Shkodrani: 01/05/2020 14:14

      Ruji se tapo ta kpusin dhe ty naj koqe plumit

  • Uku Momlit: 01/05/2020 13:44

    O gjeneral lleshi,populli pret qe te rritesh forcen e policimit me humbje sa me te pakta jetesh si nga punonjesit e agjencive ligjzbatuese por edhe nga [email protected] kriminale. Te lutem bej sa te mundesh vetem si specialist dhe kurre si politikan! Asht deshira e njerzve te ndershem ne Shqiperine tone qe te ndryshohet rrenjesisht tere korrikula policore partiake o gjeneral!

    Përgjigju
  • Erik: 01/05/2020 13:38

    Ku eshte gazetari qe para 2 ditesh thoshte qe dyshoj se vrasesit nuk do kapen kurre, se kane qene te kujdesshem e bla bla bla sikur ia fut kot gjithemone? Bravo policise se shtetit per zbardhjen e vrasjeve, burg perjete autorit.

    Përgjigju
    • gazetari ndryshe: 01/05/2020 19:59

      opo ku esht salianj-muti i sheges e shqupistat e trapit qe dolen dhe akuzuan policine qe fle dhe nuk ben gje per te luftuar krimin. un nuk votoj asnji por kur esht e bardhe them qe esht e bardhe e jo e zeze...e ketu kemi te bejme me nji rezultat shum te mire se zbuluan dhe krimin e para dy vjeteve.nje merite te madhe ka Saimir Tahiri qe e beri te detyruar kamerat ne bizneset private se me ane te kamerave shum krime jane zbuluar. Bravo policija

  • Populli: 01/05/2020 13:34

    Kjo eshte policia qe Sali krimi me bandat e tija nuk e dojne!bravo te madhe policise .

    Përgjigju
  • Polici Policia: 01/05/2020 12:55

    Po tani ca do thon ata qe shan policin der dje? Jo drona per pensionistet, jo ate e jo kte. Ja super policia shqiptare. Ne koh rekord 3-4 dit mbaron pun me gjithcka. Bravo Policia. Leri gojet e liga te meren me lloqe kavaje.

    Përgjigju
  • ymeri: 01/05/2020 12:41

    VARINI NEPER SHTYLLA SI QENTE,,,,...MOS I MBANI NEPER BURGJE TE NA HANE TAKSAT TONA.....

    Përgjigju
  • Vlora: 01/05/2020 12:41

    I RRIPNI me BRISK këta KRRIMINELË GJAKATARË dhe këta VRASËS me PAGESË KANIBALË , që për 5 LEK QYL , janë gati të SHKËRDHEJNË edhe MOTRAT e tyre !!!!!! LITARIN NË QAFË dhe MBYTINI MOTËRQIRAT !!!! MOS ja DORËZONI GJYKATËSVE dhe PROKURORËVE KRIMINELË , këta VRASËS të URRYER ! I BËJ THIRRJE RENEAS që ti ASGJËSOJ ROB QIRAT , sepse edhe në BURG NUK i duhen KËRRKUJT !!!! LITARIN LITARIN LITARIN , sepse këto PLEHRA dhe FEKALE do HANË BUKËN e TAKSAPAGUESVE SHQIPTARË për VITE të tëra në BURG !!! JA u RRIPNI LËKURËN MOTËRQIRAVE

    Përgjigju
    • Fredi: 02/05/2020 10:00

      Faik gërdall myqeqeje pul kokrrjepme injorant!

    • Alo alo trap sadist: 01/05/2020 14:35

      Me avash o robo, vrite,preje,there dhe rjepe?????.Krimineli vertete duhet te marri denimin,por ama sipas ligjit.Me kete koment tregon shpirtin tend human dhe njerezor.Mjere ata qe jane rreth teje,pasi sot ose neser do ta hane 5 lekshin prej teje.

    • Babloku: 01/05/2020 14:24

      E ke thon tamon shoku, ske ca me shtu mo, fajin e ka policia qe nuk i asgjeson ne moment, 22 vjec bashkepuntor ne krim, se do lek pa djers, makine te madhe e modelin e fundit te shese pordhe, rrjepeni te gjalle se nuk kane teksirat taksa paguesit ti majne me buke keto klysha kurve, ta kuptojne edhe ato te tjeret si keto se lekun e piste nuk e ka gezu as Jeri.

  • Justice: 01/05/2020 12:39

    Ky ishte nje arrestim i domosdoshem,dhe duhej te behej me heret,ai dhe shume te tjere vazhdojne derdhin gjak nese nuk arrestohen.Denim kapital ne 41 bis per kta kriminele gjakatare.

    Përgjigju
  • Altin: 01/05/2020 12:15

    Prap mirditor edhe ky?! Bo bo bo

    Përgjigju
    • Kot me pyet: 01/05/2020 13:41

      Nga mirdita eshte KY apo nga lezha?

  • Shaban: 01/05/2020 12:04

    tani pyesni baben qe na tregonte kredine dhe djersen e ballit sa djem te mire paska rritur.

    Përgjigju
  • Popull: 01/05/2020 11:50

    Respekte bravo Policia! Ish ministrin Tahiri për një gjë i jap të drejtë kur tha që çdo biznes duhet të jetë i pajisur me kamera sigurie mundësisht dhe cdo shtëpi dhe pallat, ja ku doli përsëri që kamerat e sigurisë ndihmojnë shumë për zbardhjen e krimeve, janë shumë raste që falë këtyre kamerave janë kapur autorët. Shteti duhet ta vendos detyrim që çdo subjekt të jetë i pajisur me kamera sigurie po ashtu dhe pallatet. Ska asnjë shkelje të drejte njerëzore për ata që e ndjejnë veten të pastër.

    Përgjigju
  • Patrioti: 01/05/2020 11:37

    Brava policise se shtetit per zbulimin e ketyre kriminelege vrastar te cilet nga gjykata pa asnje medyshe duhet te marin denimin kapital ate me cdekje,pasi ligji me varje nuk eziston se pak e kishin. Mesaduket keto nuk duhet te jete pjese e asaj figure krimi prishja e pazareve te doges,por vrases me pagese.Duhen hetuar deri ne funde keto dy vrasje njerapastjeyres,per te zbulluar autoret e ketije krimi makaber,qe mund te jene baron te droges dhe trafiqeve te tjera.Policia kriminale duhe punoje me shume perparandalimin e ketyre ngjarjeve te shemtura qe trondisin vendin dhe krijom nje imazhe tekeq, te shqiperise ne Europe e ne bote.

    Përgjigju
    • F-35: 01/05/2020 12:41

      Zbulueshmeria e krimit ne parametra goxha pozitiv, ndersa per parandalimin ka te drejte "Patrioti".



×

Lajmi i fundit

John

Opozita braktis parlamentin, Ruçi: Rrugë të mbarë