Identifikohet një nga 3 vrasësit e Bujar Çelës/ Urdhër arrest për Nuredin Dumani, në kërkim edhe për 2 vrasje në Durrës

TIRANË- 22 ditë hetime intensive nga policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë çuar në identifikimin e një prej 3 vrasësve të Bujar Çelës për të cilin gjykata e këtij qyteti ka lëshuar urdhër arresti në mungesë.

ReportT V mëson se personi i identifikuar dhe shpallur në kërkim si atentator i dyshuar është 37 vjeçari, Nuredin Dumani. Një emër i njohur për drejtësinë pasi më herët ka qenë i dënuar dhe i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale..
Për 37 vjeçarin Dumani është mandat arresti i dytë që lëshohet pasi më herët ai së bashku me vëllain e viktimës Talo Celën, është akuzuar edhe për 2 vrasje në qytetin e Durrësit, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia në 2 mars si dhe më 27 prill të vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia.
Sakaq ai njihet edhe si mik i Klevis Kapllanit që u ekzekutua më 15 shtator në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, vrasje kjo që ende nuk është zbardhur. 
Burime bëjnë me dije se identifikimi i Dumanit është bërë përmes pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në rrethrrotullim e Bradasheshit ku u regjistrua ngjarja si dhe nga përgjimet telefonike të administruara. 

Zbardhja e këtij krimi të hetuar nga drejtuesi prokurorisë Elbasan Kreshnik Ajazi, vjen pak ditë pasi kryeprokurori Olsian Cela nga ky qytet do deklaronte se mafia kontrollonte Elbasanin. Bujar Çela taksist pa licensë dhe pa precedent penal u ekzektua mengjesin e datës 17 shtator në rrethrrotullimin e Bradasheshit. 

Atentatorët të cilët mendohet se janë 3 pas ekzekutimit u larguan me shpejtësi duke djegur dhe automjetin e përdorur tip Renaul në fshatin Murras 10 km nga vend ngjarja. Vrasja e 61 vjeçarit Çela dyshohet se erdhi për shkak të një konflikti të nisur mes Talo Celës dhe Dumanit, dikur ish miq e shok. Cela dhe Dumani tashmë të kthyer në armiq të betuar të njëri tjetrit janë të dy në kërkim nga policia e shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
I akuzuar për vrasjen e vëllait të bashkëpunëtorit të tij/ Kush është Nuredin Dumani, tutori që martohej me vajzat dhe i trafikonte për prostitutë

1602276556_dumani.jpg

Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij.

Nuredin Dumani për drejtësinë shqiptare ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka provuar qelinë edhe për akuzën e vjedhjes.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkumbin: 10/10/2020 14:09

    Haku I atyne 3 te pafajshmeve qe vrat ne bradashesh do ju ndjeki gjith jeten ,kaq e kishin gabelt shoqnin,ngopen barkun me buk dhe u vran me njoni-tjetrin,ky dibroni tamom kok bullgari,rraca ktyne vishen me flori e qojn femra prostituta,se kuptoj si policia bohet pal me kto ordinera

    Përgjigju
  • Hasta el fuego: 09/10/2020 15:33

    nuk po maj krahun e kti as te kerkuj po se kuptoj ne cfar menyre po bahen hetimet njeher e bani bashkpuntor ket dhe talo celen per 4 vrasjet e ndodhura ne durres tani e nxjerrni ne kerkim per vrasjen e vllajt talo celes spo e kuptoj a jan shok apo hasem ose ktu asht vertet diqka shum e madhe saqe varja qa kena ba bashk vrasim njani tjetrin.

    Përgjigju
    • spanjolli: 10/10/2020 12:44

      o paezano e ke para sysh ti neper filmat e hollivudit qe kur hyn paraja e madhe ne mes nuk ka mik e shok e bese? ja kshu ndodh dhe ne kete muhabet.jan prish pazaret dhe parate i ka mare njeri dmth ndoshta ky taho i tmerrshem e thot qe i kane te tjeret se do ti gezoje e shijoje vet e kane filluar raprezaljen qe ujqerit te marin pjesen e vet. mjer kush iken pa faj por ne kete dynja do paguaje cdo fajtor ne kurriz te vet...mjer ky vellai i taho leshit qe ndoshta e hengri kot

    • Pjeter: 09/10/2020 22:43

      Keta kane dale jashte orbites se njerzillekut o shoku.Nje kasap nuk provon asgje kur ther nje bageti,edhe keta po te njejten ndjesi kane per jeten e njeriut.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Rruga e Arbrit dhe ura më të lartë në Ballkan hapet në 29 nëntor! Ministrja: Mjetet të ecin me kujdes