Identifikohet sulmuesi me thikë në Sidney

Identifikohet sulmuesi me thikë në Sidney

Një sulmues me thikë që vrau gjashtë persona në një qendër tregtare në Sidnej, përpara se të qëllohej për vdekje, u identifikua nga policia e Australisë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për Joel Cauchi, 40 vjeç.

Pesë gra dhe një burrë humbën jetën në sulmin e së shtunës. Disa të tjerë, përfshirë një foshnje, u plagosën.

Autoritetet thanë se sulmi ka shumë të ngjarë “të ketë lidhje me shëndetin mendor” të Cauchit.

E pyetur nga gazetarët nëse sulmuesi kishte në shënjestër gratë, komisionerja e Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Karen Webb, tha se ngjarja po hetohet.

Ajo shtoi se nuk do ta përshkruante sulmin me thikë si një “akt terrori”, duke përsëritur se policia beson se ai “nuk ka motive ideologjike”.

Cauchi ishte i njohur për policinë, por kurrë nuk ishte arrestuar apo akuzuar në shtetin e tij të lindjes, Kuinsllend.

Ai, për herë të parë, u diagnostikua me një sëmundje mendore në moshën 17-vjeçare, tha Policia e Kuinsllendit.

Familja e Cauchit i përshkroi veprimet e tij si “të tmerrshme” dhe tha se ai ka pasur probleme të shëndetit mendor “prej se ishte adoleshent”./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Rithemelimit, mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvendoset online

Protesta e Rithemelimit, mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvendoset online