Reshjet intensive do të rikthehen sërish në vend. Sipas IGJEUM në datat 23-26 janar ne do të përballemi me përmbytje. Qytetet që do të hasin këtë vështirësi si dhe rezikshmëri në përmbytje do të jenë Shkodra, Vlora dhe Gjirokastra.
“Gjatë dative 23 dhe 26 presim reshje intensive ashtu si e kishim paralajmëruar dhe do të jenë të përqëndruara në veri dhe në jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve të lumenjëve Drinit, Bunës, Vjosës dhe të Liqenit të Shkodrës”, tha Anira Gjoni, përfaqësuese e IGJEUM.
Por si do të vijojnë temperaturat në ditët në vijim?
“Gjatë këtyre ditëve duke qenë se temperaturat u rritën, ato sjellin dhe shkrirje të borës dhe kjo ndikon në rritjen e prurjeve. Gjithashtu në datat 26, data 27 pritet që temperaturat të tulen ndjeshëm”, tha Gjoni.
Nga mesnata e sotme, e deri në 23 janar, drejtoria detare njofton se bregdeti do përfsihet nga era me drejtim në jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës do arrijë deri në 3 metër.
Ndonëse nga IGJEUM paralajmërohet për përmbytje të tjera, për 10 ditë me radhë fshati Gjorm në Kurbim vijon nën pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të fillim janarit.
“Uji nuk ka lëvizur fare, asnjë mm. Këtu përmbytet vetëm se kanali nuk është pastruar asnjëherë dhe e dyta nuk ka rrugëdalje që të kullojë”, tha banori.
Dalja nga shtrati i kanalit të ujerave të larta përmbyti disa banesa si dhe dhjetra hektarë tokë bujqësore në këtë zonë, por ende nuk ka një përllogaritje të dëmëve të shkaktuara.
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
87.1%
-
Pak
8.3%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 373
Lajme të tjera
-
Fredi Beleri kandidat për eurodeputet, Vangjel Tavo: Çështje që i takon Greqisë! Mitsotakis në vështirësi, do votat e ekstremistëve të djathtë
22 Prill, 12:15
-
Në BE shfrytëzonte prostituta, paratë i investonte në Shqipëri, i sekuestrohen pasuritë Klodian Ndogajt! Mes tyre biznesi me vlerë 500 mijë euro
22 Prill, 12:14
-
Aksident pranë rrugës Transballkanike në Vlorë, shoferja humb kontrollin nga shpejtësia dhe përplaset me një ‘Fiat’
22 Prill, 11:21
-
Vlorë/ Me pistoletë lodër grabitën 2 kalimtarë dhe një pikë karburanti, arrestohen 2 të mitur dhe 20-vjeçari (VIDEO)
22 Prill, 09:07
-
Një fundjavë plot aktivitete për të rinjtë e Sarandës
21 Prill, 17:54
-
Puka mbulohet nga dëbora, trashësia në qytet arrin 10-15 cm
21 Prill, 12:57
-
Reshjet e shiut në Vlorë, bllokohet qarkullimi nga përmbytja në lagjen ‘Rilindja’
21 Prill, 10:59
-
Rikthehet moti i keq/ Dëborë në Shkodër, Dibër e Fushë-Arrëz! Pezullohen lundrimet në Durrës e Lezhë! Përmbytje në Vlorë
21 Prill, 10:43
-
Gjysmëmaratona në Vlorë, 1200 garues nga e gjithë bota! Në garë dhe nxënësit e shkollave
21 Prill, 10:22
-
Shpërndanin kanabis nëpër zona të ndryshme të Sarandës, 2 të arrestuar! Iu gjenden edhe armë e tritol në banesa
21 Prill, 10:12
-
Fshati mes agrumeve, Lukova ndër destinacionet më të preferuara në bregdetin jonian! Çmime më të lira se Saranda dhe Himara
21 Prill, 09:10
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22