IGJEUM: Në datat 23-26 janar rrezik përmbytje! Reshje të shumta në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër! Drejtoria detare: Lartësia e dallgës deri 3 metër

Reshjet intensive do të rikthehen sërish në vend. Sipas IGJEUM në datat 23-26 janar ne do të përballemi me përmbytje. Qytetet që do të hasin këtë vështirësi si dhe rezikshmëri në përmbytje do të jenë Shkodra, Vlora dhe Gjirokastra.

“Gjatë dative 23 dhe 26 presim reshje intensive ashtu si e kishim paralajmëruar dhe do të jenë të përqëndruara në veri dhe në jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve të lumenjëve Drinit, Bunës, Vjosës dhe të Liqenit të Shkodrës”, tha Anira Gjoni, përfaqësuese e IGJEUM.

Por si do të vijojnë temperaturat në ditët në vijim?

“Gjatë këtyre ditëve duke qenë se temperaturat u rritën, ato sjellin dhe shkrirje të borës dhe kjo ndikon në rritjen e prurjeve. Gjithashtu në datat 26, data 27 pritet që temperaturat të tulen ndjeshëm”, tha Gjoni.

Nga mesnata e sotme, e deri në 23 janar, drejtoria detare njofton se bregdeti do përfsihet nga era me drejtim në jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës do arrijë deri në 3 metër.

Ndonëse nga IGJEUM paralajmërohet për përmbytje të tjera, për 10 ditë me radhë fshati Gjorm në Kurbim vijon nën pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të fillim janarit.

“Uji nuk ka lëvizur fare, asnjë mm. Këtu përmbytet vetëm se kanali nuk është pastruar asnjëherë dhe e dyta nuk ka rrugëdalje që të kullojë”, tha banori.

Dalja nga shtrati i kanalit të ujerave të larta përmbyti disa banesa si dhe dhjetra hektarë tokë bujqësore në këtë zonë, por ende nuk ka një përllogaritje të dëmëve të shkaktuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)