Ikën për t'i shpëtuar tërmetit dhe koronavirusit në Kroaci, 8 shqiptarët mbeten të bllokuar në Rinas: Na ndihmoni të shkojmë në shtëpitë tona (VIDEO)

RINAS- I kanë shpëtuar mrekullisht tërmetit të fuqishëm që goditi ditën e djeshme Kroacinë, por kanë mbetur në mes të katër rrugëve, sapo kanë shkelur në tokën shqiptare. E tillë është historia e 8 shqiptarëve, të cilët këtë mëngjes mbërritën në Aeroportin e Rinasit, të larguar me emergjencë nga Zagrebit, ku ata punonin, jo vetëm nga frika e koronavirusit, por edhe tërmetit që shkundi vendin.

Në aeroportin që është boshatisur, prej mesnatës pas pezullimit të të gjitha fluturimeve, 8 shqiptarët kanë mbetur vetëm me valixhet e tyre pasi askush nuk ka mundësi t'i marrë me makinë për t'i dërguar në qytete ku ata jetojnë. Të gjitha akset nacionale janë bllokuar, si masë parandaluese e koronavirusit, për këtë arsye kërkojnë ndihmë nga autoritetet përkatëse.

Gazetari Arsen Rusta ishte në aeroport për të ndjekur avionin e vetëm që do të niset nga Rinasi, Tiranë- Stamboll, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte historia e këtyre shqiptarëve. Ata bëjnë apel nga shteti që t'i ndihmojnë për të shkuar në shtëpitë e tyre, të vetëdijshëm për situatën që ndodhet vendi për shkak të koronavirusit. Prej mëse 30 minutash, ata qëndrojnë në këmbë në pritje të një përgjigjeje. Një prej tyre është dëmtuar në këmbë, nga ajo lëkundje e fuqishme.

"Po bëjmë 30 minuta, erdhëm me avion! Jetojmë në Kroaci, bërë rrugën Kroaci- Turqi-Shqipëri dhe zbritëm këtu. S'kemi pasur asnjë komunikim. Nga tërmeti dhe koronavirusi lamë kroacinë, as vetë nuk e dimë se si do shkojmë në Korçë", tha njëri prej tyre.

"Kemi lajmëruar dhe nga Korça, por s'na vijnë na marrim", tha një tjetër.

"Kur folëm me autoritetet, na thanë presim përgjigje nga qendra,  por deri më tani s'ka asgjë", u shpreh qytetari tjetër.

Shqiptari me këmbën e lënduar nga tërmeti në Kroaci

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Esc: 23/03/2020 11:54

    Strukturat përkatëse duhet të ngarkojnë dikë t'i transportojë për në zonat e tyre të banimit.Nuk është problem i pazgjidhshëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet