Ikin Viola dhe Petrula, nis
gara për velinat e “Fiks Fare”

Ikin Viola dhe Petrula, nis<br />gara për velinat e “Fiks Fare”
Sezoni i emisionit “Fiks Fare” është mbyllur me largimin e dy motrave bukuroshe Viola dhe Petrula Spiro, për ti lënë radhën dy velinave të reja që do ta zotërojnë këtë status.

Që prej datës 27 qershor, stafi i emisionit “Fiks Fare” ka hapur online në eebsite-in zyrtar modularin e aplikimit për vajzat që kanë dëshirë të realizojnë ëndrrën e tyre, ate të kërcimit, por sigurisht nje element kryesor dhe jo pak i rëndësishëm është edhe pamja fizike!.

Nga informacionet paraprake, thuhet se në audicione kanë marrë pjesë mbi 200 vajza, ku faktor kryesor në këtë garë është mosha e re, ndryshe nga edicionet e kaluara ku mosha mesatare e vajzave që morën pjesë ishte mbi 20 vjeç.

viola

Suksesi i velinave të “Fiks Fare” ka qenë i garantuar, pasi ky lloj pozicionimi konsiderohet si një trampolinë suksesi në “Top Chanel” për shkak se shumë prej  gurave krysore në këtë televizion kanë dal nga ky progam, ku sot janë imazhet më tërheqëse të ekraneve shqiptare.

Motrat korçare u bënë pjesë e Fiks në vitin 2012 dhe vetëm tani Filip Cakuli ka menduar se është koha për një ndryshim tjetër.

Pikërisht ndryshimi i velinave.

“Fiks Fare” emisioni që është dalluar për investigimet në ekranin shqiptarë mbetur përherë i freskët dhe me ngjyra edhe kur është dukur se ikja e ndonjë figure do të ndryshonte komplet emisionin apo më keq akoma do ta zbehte transmetimin satirik të njëmijë e një halleve shqiptare.

Kështu ka ndodhur vjet me ikjen e Saimir Kodrës, i cili duhet thënë u zvendësua me mjeshtëri nga Fiori Dardha.

Veç Fiorit, në studion e moderimit të Fiksit është ulur edhe moderatorja tjetër e njohur e “Top Channel” Albana Osmani, duke e bërë kështu më të larmishëm studion e denoncimit të skandaleve.

Nuk e dimë akoma, nëse dyshja e velinave do të ndjek sërish traditën e përzgjedhjes së dy motrave, por kjo ngelet për tu parë në shtator ku emisioni “Fiks Fare” do të zbuloj
edhe imazhet e reja për këtë sezon.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Velipojë, IKMT nis aksionin gjatë bregut, 11 objekte do të shemben

Velipojë, IKMT nis aksionin gjatë bregut, 11 objekte do të shemben