POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ikja e Tavos, reagojnë tifozët e Luftëtarit: Merri me vete edhe qentë që na pinë gjakun

Grigor Tavo me anë të një letre të hapur bëri të ditur sot vendimin për t’u larguar si president i Luftëtarit, duke lënë klubin gjirokastrit në mes të katër rrugëve. Një vendim i cili ka shtangur të gjithë opinionin sportive, por mbi të gjithë tifozët e Luftëtarit.

Këta të fundit me anë të një reagimi në rrjetet sociale e kanë falenderuar gjithsesi Tavon, por nuk kanë hezituar të bëjnë edhe një ironi. Më poshtë postimi i tifozëve ultras të Luftëtarit “Shqiponjat Bluzi”.

Lexo edhe:

“Z. Grigor Tavo ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit K.F Luftëtari, pavarësisht gjithçkaje ne na duhet të falënderojmë për atë çka ke bërë për ekipin tonë.

Kaluam një periudhe të lavdishme, edhe pse mundësitë ishin për gjëra më të mëdha. Gjithsesi ne ju urojmë suksese bos. (Të lutem dhe një kërkese të fundit, mos lë asnjë nga qentë e tu që na pinë gjakun, hidhu ndonjë kockë dhe merri me vete.)”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento