'IKMT më shumë u padit sesa paditi!' Balla zbulon pse shkarkoi Agim Ismailin! Kreut të ri Hoxha i kërkon plan kontrolli brenda javës

'IKMT më shumë u padit sesa paditi!' Balla zbulon pse shkarkoi Agim Ismailin! Kreut të ri Hoxha i kërkon plan kontrolli brenda javës

Taulant Balla dhe Kryeinspektori i ri i IKMT-së, Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të IKMT-së, Ervin Hoxha duke kërkuar nga ai ta çojë institucionin në një nivel më lart, sa i takon mbrojtjes së ambientit.

Balla shprehu dhe pakënaqësinë ndaj Agim Ismailit I shkarkuar pasi qëndroi vetëm 8 muaj në këtë pozicion.

“Vendosni sankione dhe kërkoni fillimin e procedimit penal ndaj çdo shkelësi ligji qofshin sipërmarrës kompani ndërtimi apo qytetarëve të zakonshëm. Për fat të keq kam konstatuar gjatë këtyre 130 ditëve në krye të ministrië së Brendshme një fakt të papranueshëm. Janë më të shumta procedimet penale ndaj inspektorëve të IKMT sesa kallëzime që IKMT ka bërë për vepra penale në fushën e mbrotjes dhe mjedisit. Kjo nuk mund të tolerohet për askënd.

Balla foli dhe për hartimin e një plani konkret të kontrollit të territorit në çdo cep të Shqipërisë nga Kopliku në Konispol për të kontrolluar çdo lloj abuzimi.

“Plan i ri do të përgatitet brenda javës së ardhshme për një kontroll të detajuar të të gjithë territorit që të kemi mundësi që të kemi raport të qartë të cdo lloj ndërtimi në Shqipëri" tha Balla.

Çështja e ndërtimeve pa leje mbetet një problematikë e mprehtë dhe fokusi duhet të jetë parandalimi, pa toleruar asnjë rast të ndërtimeve pa leje, pasi rastet nuk kanë munguar as në qendër të Tiranës.

Agim Ismaili u shkarkua më 16 nëntor 2023, tetë muaj pasi mori detyrën dhe në vend të tij u emërua Ervin Hoxha pasi ky i fundit u lirua më 22 nentor nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.

Ismaili u emërua në krye të IKMT-së në vend të Dallëndyshe Bicit, pasi kjo e fundit mori drejtimin e Kadastrës, pas shkarkimit të Artan Lames. 

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha