IKMT prish barakat e peshkatarëve në Erzen, mbretërojnë mbetjet (FOTO)

Ndërsa u arrestuan 7 peshkatarë për ndërtime pa leje në grykëderdhjen e Lumit Erzen, IKMT ka bërë këtë të mërkurë edhe prishjen e 14 objekteve. Por në njoftimin e saj Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, paralajmëron edhe një operacion në shkallë të gjerë në kontrollin  e lumenjve, burimet, shtratet e tyre dhe në grykëderdhje.

Teksa IKMT u kërkon qytetarëve të denoncojnë në 112 për situatat që do të shohin lidhur me krimin mjedisor, IKMT mjafton të dëgjojë denoncimet e bëra periodikisht në Report TV.

Pamjet dhe transmetimet live janw denoncuar nga disa vatra të bombës ekologjike të baseneve ujore, shtrateve të lumenjve dhe grykëderdhjeve të tyre.  Aksioni konsiston sipas IKMT në menaxhimin mjedisor të ndotjes, ndërsa shembja e këtyre barakave të ngritura nga peshkatarët nuk kanë të krahasuar me ndotjen e denoncuar nga Report Tv jo vetëm në rrjedhën e Lumit e Erzen.

Për të menaxhuar mbetjet janë një sërë kompanish që kanë fituar të drejtën për të pastruar lumenjtë, por situata me të cilën përballemi është krejt e kundërta, ku pirgjet e mbetjeve urbane ka zaptuar lumenjtë nga burimi deri në grykëderdhje mjaft të dalim pak kilometra nga Tirana për tu përballur me të.

Policia e Kurbinit për të parandaluar krimin mjedisor, ka proceduar dhe gjobituri me 2 mln lekë dy persona që u kapën duke gërryer shtratin e lumit Mat. Sipas policisë, dy personat e proceduar janë shtetasit L.M 51 vjeç nga Lezha dhe B.A 55 vjeç nga Miloti.

Policia thotë se kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.


 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 27/05/2020 12:07

    Pse keto baranga ku thyen koken miu jane ndoteset e lumit Erzen??? Hajde IKMT@POLICIA SHTETIT hajde sa poshte ka rene kstundi.....pupupupu sa turp!!! Shifni bizneset e lidhura me pushtetin dhe merrni masa ndaj tyre te respektojne paketen e ruajtjes mjedisit e mos beni show te tilla se lat kokrren e namit. Çfare mallkime ka mbi koke ky popull o ZOT???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti pas vendimit të Asamblesë: Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë

Kurti pas vendimit të Asamblesë: Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë