'Ikni nga Porto-Romano'! Lirohet nga qelia, detyrim paraqitje për 25-vjeçaren që përhapi panik pas tërmetit

DURRES-Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia, por jo nga akuzat të 25-vjeçares Xhuliana Aliaj, që do të hetohet në masën detyrim paraqitje dy herë në muaj, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Kjo masë u kërkua nga prokurori Madrid Kullolli dhe u pranua nga gjykata. Ajo u arrestua pesë ditë më parë dhe akuzohet për përhapje të informatave të rreme që përhapin panik.

Avokati i saj mbrojtës Stefan Topalli tha se Xhuliana nuk ka pasur qëllim që të përhapë panik por në kushtet psikologjike të tërmetit ka bërë një thirrje për kujdes nga ana e banorëve në një zonë të rrezikshme siç është ajo e depozitave të karburantit.

"Edhe efekti që ka pasur statusi i saj ka qenë fare i pallogaritshëm sepse ka marrë 25 like dhe 8 apo 9 komente" tha avokati. "Ju lutem ikni nga Porto-Romanoja. Eshte kris hidrovori dhe mund te shperthejne depozitat e gazit nqs bir prape termet. Ikni!" ishte statusi i vajzës që u arrestua.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje se në kushtet dhe kuadrin ligjor të gjendjes së jashtëzakonshme do të marrë masa të forta kundër portaleve që përhapin panik me lajme të rreme, teksa deri tani policia e shtetit ka vendosur në hetim dy administratorët e faqes 'Jeta Osht Qef'.

Statuset per te cilat u arrestua 25-vjeçarja ne Durres

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Lilo: 02/12/2019 14:43

    A jan normal keta gjykats por cfar prisni prej kesaj vajze Te thot qe rini se eshte vend I sigurt nuk e ka te drejten ajo as te tregoj te verteten Keshtu beri burg gjyshi im ne 1974 shkoj ne dyqan ne fshat edhe kerkoj te blente vaj edhe shitsi I tha nuk ka vaj kambaruar, kur kthehej ruges takoi nje fshatar e pyti ku ishe I tha shkova te merja vaj por skishte E raportoj fshatari that qe filani Po shan shtetin ska as vaj Gjyshim Im I beri 7 vjet burg ishkreti Edhe ky komunizem per kete vajzen drejt asaj po shkon Good Luck

    Përgjigju
  • Tironsi: 02/12/2019 13:18

    Idjotsia me e madhe nga organet e shtetit. Gjykatesi duhet te futi ne burg prokurorin e ceshtejes per paaftesi dhe abuzim me detyren. Kjo vajze ka dashur ndihm nga njerez te specializuar psikolog qe te qetesohej dhe jo te futej ne burg. Mjere ne ne dore te kujt jemi!!

    Përgjigju
    • Erik: 02/12/2019 15:33

      Te qetesohej apo kurohej?