Ikona e CNN, Richard Quest: Prej dy muajsh jam i sëmurë nga infeksioni...Covid, një tornado me bisht të gjatë

Ikona e CNN, Richard Quest: Prej dy muajsh jam i sëmurë nga infeksioni...Covid, një tornado me bisht të gjatë

Richard Quest, gazetar i gjigandit mediatik amerikan CNN, në një artikull përshkruan efektet e koronavirusit që ai ende po përjeton, pavarësisht se kanë kaluar dy muaj nga shfaqja e simptomave të para, në mes të muajit prill. Ai gjithashtu e krahason Covid me një tornado me një bisht shumë të gjatë…

“Kolla, si edhe raskapitja janë kthyer, me sa duket pa asnjë arsye. Si shumë njerëz të tjerë, unë kam filluar të kuptoj se po përjetoj dhe vuaj nga pasojat e Covid-19".

"Mjekët pak kohë më parë, pasi u testova negativ për tamponin dhe pozitiv për testin e antitrupave, më gargantuan se Covid nuk do të më rikthehej. Por ka ditë që unë atë e ndjej se është brenda meje. Po zbuloj gjithashtu zona të reja të dëmtuara në  trupin tim, për shembull, jam bërë tepër i ngathët. Nëse përpiqem të marr një gotë, e godas dhe e hedh në tokë. Por kjo nuk është e gjitha: pengohet shpesh dhe përplasem nëpër mobilje, sikur një pjesë e trurit të tij të mos funksionojë. Ndonjëherë jam edhe konfuz, sikur kam mjegull në kokë. Kam gjithashtu mikrovonesa në mendime, hezitim për të thënë qoftë edhe një fjalë të vetme”.

Shkurt, gazetari amerikan ndjen se nuk ndihet mirë, se nuk është i njëjti person si më parë, megjithë deklarimet e mjekëve

"Për të gjithë ata që nuk e kanë pasur Covid, ose që nuk janë duke provuar pasojat e tij, iu them se duhet të bëjnë gjithçka për ta shmangur këtë tornado. Covid zhurmon nëpër trup, vret në disa raste, dëmton gjithçka, dhe kur mendoni se 'faleminderit Zotit ai u largua', shikoni përreth dhe do kuptoni që dëmi është kudo dhe se Covid do të mbetet me ju edhe kur të ketë kaluar kriza".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët