“Iku dhe ky”/ Kuksiani vret ariun dhe e reklamon në rrjetet sociale, vijnë reagimet e ashpra

Nuk kanë të mbaruar rastet e sjelljes makabre kundrejt kafshëve, ku më i fundit është ai i vrasjes së një ariu në Kukës.

Ka qenë “Federata e Shqiptare e Gjuetisë” e cila ka postuar pamjet e ariut të vrarë, e madje edhe komentin që ishte bërë në faqen “Gjuetari Pista Kukës”.

Faqja pasi ka postuar foton, ka komentuar: Iku dhe ky. Kjo ka sjellë reagime të shumta nga shoqatat që mbrojnë kafshët. 

Edhe pse është e ndaluar me ligj gjuetia ndaj kafshëve, ka pasur raste të shumta të vrasjeve të kafshëve.

Denoncim

Dje ne portalin "Gjuetari Pista Kukes" ishte hedhur nje foto me ariun e vrare me komentin:

IKU DHE KY.

Kjo eshte nje sjellje makabre kundrejt nje kafshe te mbrojtur me ligj nga nje njeri i papergjegjshem qe s'ka te beje fare me kulturen,etiken dhe moralin e nje gjuetari profesionist.

Kerkojme nga strukturat drejtuese te shoqates se gjuetareve"Ajet Fetahu"Kukes ta evidentoje kete person dhe ta denoncoje ne Komisariatin e Policise.

Hedhim poshte me neveri dhe indinjate te thelle kete veprim kriminal,ashtu sikunder ju bejme thirrje te gjitha OJF-ve mjedisore qe te mos bejne vetem propagande por te veprojne ne teren duke kerkuar edhe bashkepunimin e shoqatave te gjuetareve qe ne asnje cast nuk ju ka munguar.

Vetem keshtu do ta fitojme luften kunder kontrabandisteve te gjuetise. Koha ka treguar se jane gjuetaret e vertete ata qe mbrojne gjahun dhe gjuetine.

Disa ditë më parë, një rast tjetër i rëndë me dhunimin e kafshëve ndodhi në Mat, ku një ujk u masakrua nga disa banorë

Pamje të ariut të vrarë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TTT: 14/11/2019 21:25

    Fshataret qe vrane Shqiperine.. dikur arinjve ju thurnim proza e romane dhe ju vinim emrat - arushi Tipi dhe magjia e Gaqo Bushakes, ndyresirat katundare ishin me mire me zinxhir ne qafe kur punonin fushat nen diell.. Enver djali qe nuk te kuptuam asnjehere..

    Përgjigju
    • Ballistat: 30/10/2020 22:13

      Enveri sateme zagar

  • Niku: 14/11/2019 20:12

    Te qellosh mbi nje hajdut brenda shtepise apo prones tende eshte krim. Te vrasesh jashte prones tende lejohet.Ligji i shtetit me te korruptuar qe ndryshon nga e gjithe bota.

    Përgjigju
  • Tani: 14/11/2019 15:57

    Ujqit vritini por jo arinjte.....

    Përgjigju
    • Selenice: 15/11/2019 08:18

      Plerë!

  • Luan: 14/11/2019 15:39

    O kafsh me dy kemb po pse more ndyresire cte beri ariu i gjore me sa shoh eshte dhe i vogel po kshu ti je i fajshem te vrasesh njerez se je kriminel i lindur mor plere ptuuuuu te mallkofte shpirti i ketij kelyshi te pa fat qe lindi aty mes kafsheve me nder gjetke me dy kembe nuk beheni njerez o jo doni dhe europa ju ini per ne xhunglat e amazones o u shpelaft mortja qelbesira shpellar

    Përgjigju
  • Gjergji: 14/11/2019 15:30

    Ja sikur ka ardhur dimri...Natyra do mari hak tek ata që u dhemb shpirti

    Përgjigju
  • YYY: 14/11/2019 14:14

    Makabre te reklamosh krimin! Kafsha e gjore ka paguar cmimin e te jetuarit ne kete vend.

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/11/2019 13:33

    I hëngërt mortja I hëngërt keta egersira pjella të të Keqes! Hajmarrja e kafshes së gjore rëntë mbi femijet e funderrinave !

    Përgjigju
    • Nuku: 14/11/2019 14:51

      Po cfare I ke keto mallkime me femije o lum miku! Jo per ta justifikuar, por keta jetojne ne kushte mbijetese. Te denohet ky mjeshtri dhe te botohet si shembull ne tere mediat. Ariu nga halli, ky nga halli se ka kalamaj e te korra, hajde gjeje fajtorin.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto