Iku nga spitali pas vdekjes së infermieres, familjarët e Kosta Kaca: Nuk është arratisur, u mjekua në privat

Iku nga spitali pas vdekjes së infermieres, familjarët e Kosta Kaca: Nuk është arratisur, u mjekua në privat

Pamje nga aksidenti në Sarandë

Familjarët e 24 vjeçarit Kosta Koca që u përfshi në aksidentin me ambulancën në Sarandë kanë treguar për Report Tv se i riu është larguar nga spitali publik, për t'u trajtuar në një spital privat.

Mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta infermierja 57 vjeçare Adelina Rizvani, e cila ishte e shtuar prej një jave në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjatë aksidentit që ndodhi mëngjesin e 21 shtatorit ku një ambulancë u përplas me një makinë tip "BMË X5". Në aksident mbetën të plagosur infermierja Adelina Rizvani,  shoferi i makinës 24 vjeçari  Kosta Koca dhe shoferi i ambulancës. Rizvai pësoi dëmtime të rënda, por nuk arriti që t'i mbijetojë plagëve.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Kosta Kaca, 24 vjeç është larguar nga spitali pa mbyllur kartelën mjekësore. Por familjarë të 24 vjeçarit në një reagim për Report tv shprehen se ai nuk është larguar nga spitali, por ka qëndruar një natë tek Trauma dhe më pas ka shkuar për mjekim në një spital privat  dhe se për të nuk ka pasur një masë ndaluese. Sipas familjarëve të Kosta Kaca, 24 vjeçari udhëtonte sipas rregullave të qarkullimit rrugor dhe  kjo vërtetohet nga kamerat e bizneseve në vendin e aksidentit,ndërsa ambulanca nuk ishte nisur për të marrë një pacient por për të dërguar në shtëpi të ndjenë, Adelina Rizvani. Sipas këtij reagimi, ambulanca lëvizte kundravajtje në një distancë prej 2 metras.

"I afërmi ynë udhëtonte me një mjet BMË sipas të gjitha rregullave të qarkullimit rrugor, kjo e vërtetuar sipas kamerave të sigurisë në disa biznese aty pranë. Autoambulanca sipas policisë, por edhe dëshmitarëve, lëvizte kundravajtje në një distancë prej 2 km. Kjo vërtetohet lehtësisht nga GPS i autoambulancës. Gjithashtu, edhe nga libri i emergjencës së Spitalit të Sarandës, ku autoambulanca nuk ishte nisur për urgjence, por për të çuar në banesë të ndjerën. Në lidhje me shpalljen në kërkim, duam t'iu sqarojmë se i afërmi ynë ka qenë i dëmtuar nga aksidenti. Ai u mjekua në Spitalin e Sarandës dhe më pas udhëtoi në Spitalin e Traumës dhe qëndroi vetëm 1 ditë. Ai nuk është arratisur nga spitali publik për asnjë rast, por vetëm ka qëndruar 1 natë në atë spital dhe me pas është mjekuar në një spital privat pa asnjë mase ndaluese. Jemi të gatshëm që të presim rezultatet e ekspertizës autoteknike", shkruajnë familjarët e 24 vjeçarit për Report Tv.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kandidat për eurodeputet, studiuesi Bido: Nga dje, Fredi Beleri politikan i shtetit grek! Duhet t’i hiqet shtetësia shqiptare

Kandidat për eurodeputet, studiuesi Bido: Nga dje, Fredi Beleri politikan i shtetit grek! Duhet t’i hiqet shtetësia shqiptare