Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore

Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Shqipëria renditet ndër të pakta vende që elita politike është e njëjta në 3 dekada, edhe pak vite dhe elita politike e demokracisë do të jetë baraz me atë komuniste në jetëgjatësi! Është ironike por e vetmja parti që ka ndërruar drejtuesit është derivatja e komunistëve. Korriku pritet të jetë muaji i rikonfigurimit të politikës në veçanti opozitare, pritet rikthimi i Metës në politikën aktive! Përballë analistit Andi Bushati që i tha në sy se: nëse ju qëndroni në politikë edhe Edi Rama nuk mund ta braktisë “misionin” e tij para socialistëve, Meta tha diçka nëpër dhëmbë pa e mbrojtur dot qëndrimin e tij.

Kjo është edhe esenca e kritikave që shkojnë në drejtim të opozitës, emrat që janë të krye të saj, që fatkeqësisht janë një digë e fortë kundër rinovimit të klasës politikës. Atyre ju pëlqen moçali ku janë, gjithçka nën kontroll! Rregulli kryesor në politikë është rinegjerimi i opozitës, por çfarë po ndodh me LSI- PD? Vetëm ricklimim, me paketim tjetër!

Meta dhe Berisha mendojnë se mjafton të thonë ato që duhen dhe opinioni do ti mbështesë, duke harruar se janë pjesa e problemit! E si mund të mbështesin shqiptarët një politikan që thotë fëmijët e kanë jetën të siguruar ekonomikisht! Si mundet që opinioni të mbështesë politikanë që luftojnë varfërinë me makina që shkojnë në mijëra euro, me shtëpi që vlejnë akoma edhe më shumë. Morali është pika më e dobët e këtij çifti anormal politik dhe kështu do të jetë në vijim. Duke parë këtë nivel të moralit përballë opinionit publik, rruga e vetme për ta është bllokimi i te gjitha rrymave opozitare, i çdo të riu ambicioz.

 Lajme për korrupsion dalin përditë edhe në mediat ndërkombëtare, është ndër të paktat raste që politika shqiptare mbush gazetat ndërkombëtare me një dëm të jashtëzakonshëm për imazhin e vendit. Vetë në akuzuarit flasin për një konspiracion që fillon në ShBA dhe vijon në çdo cep të globit nëse ju del emri. Ky është një tjetër skandal i drejtësisë shqiptare që i lejon këta dinozaur të dominojnë politikën dhe jetën publike pa dhënë asnjë llogari për milionat e panumërta me euro që i pranojnë edhe vetë.

Për kujtesë shpërthimi i Gërdecit mbushi faqet e para të dhjetëra mediave botërorë, pa harruar artikujt e dedikuar të NYTimes. Video e Metës me Dritan Priftin ishte lajm me akoma dhe më shumë jehonë në shumë media të njohura ndërkombëtare. Së fundmi sulmet që presidenti në detyrë bëri ndaj ambasadores Amerikane Yuri Kim, u bënë kryelajm në “Associated Press” e shumë media të tjera perëndimore apo me lidhje në Kremlin. Pa harruar skandalin e fundit të gazetës më të njohur austriake që lëshoj akuza të forta ndaj Presidentit të Shqipërisë.  Ka shumë nëse ndalesh në arkiva, dhe jam i bindur do të ketë akoma edhe më nëse do të jenë në krye të opozitës

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?



×

Lajmi i fundit

John

Të apasionuarit pas garave të driftit në sheshin 'Nënë Tereza'! 2 vëllezërit: Është adrenalinë e papërshkrueshme, duam të përfaqësojmë Shqipërinë në Europë