Ilir Meta flet nga Vlora: Komisioni i Posaçëm për Dick Marty nuk u shërben as Shqipërisë dhe as Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka folur sot nga Vlora, ku mori pjesë në ceremonitë e zhvilluara me rastin e 108-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

I pyetur nga gazetarët Presidenti Meta foli edhe për Komisionin e Posaçëm Parlamentar i ngritur në Kuvendin e Shqipërisë për të mbledhur fakte rreth raportit të Dick Marty-t për luftën e UÇK.

 “Komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia.”, tha Meta.

Presidenti Meta ndër të tjera nuk harroi të përsëriste mesazhin e tij që zgjedhjet më 25 prill do t'i bashkojnë shqiptarët për të thënë fjalën e tyre për Evropën

"Është kënaqësi e veçantë që takohemi në shpirtin e flamurit në Vlorë Ky është një 28 nëntor i veçantë dhe për shkak të kësaj fatkeqësie të pandemie jemi të detyruar të jemi të kujdesshëm në këtë ditë festimi për ditën më të madhe të kombit tonë.

28 nëntori i ardhshëm do të jetë ndryshe dhe do ta festojmë në kushte të tjera dhe plot madhështi siç e meriton kombi.

Ky është një 218 nëntor i veçantë edhe për një arsye tjetër, pasi 3 muaj më parë në këtu në Vlorë festuam edhe 100 vjetorin e çlirimit të Vlorës dhe më pas të gjithë Shqipërisë.  Të dyja këto ngjarje jo rastësisht lidhen me Vlorën.

Jam këtu për tu përulur me administrimin më të lartë për të gjithë ata që dhanë jetën për të mbërritur deri te dita e pavarësisë por edhe për të gjithë ata që e mbrojtën pavarësi.

Pavarësia dhe sovraniteti nuk janë të dhënë një herë e përgjithshme por duhen mbrojtur si sytë e ballit.

Mbrojtësi më i sigurt është vetë sovraniteti i popullit në këtë vend,. Kjo është një ditë që na fton edhe për tu bashkuar. Sa herë kemi qenë të bashkuar kemi fituar.

Kjo ditë bashkon popullin shqiptar. Edhe 25 prillio do të bashkojë të gjithë shqiptarët për të thënë fjalën e tyre për Evropën", tha Meta.

Nga gazetarët Presidenti Meta u pyet edhe në lidhje me aktivitetin e zhvilluar sot në Vlorë  për polifoninë, ku ishin grumbulluar shumë njerëz dhe nuk respektohej distancimi social, ishin më shumë se persona të grumbulluar  dhe një pjesë e mirë pa maska.

Meta u shpreh thjesht se organizatorët kishin marrë masat.

Në seancën parlamentare të së enjtes Kuvendi i Shqipërisë votoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në.

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili është edhe propozuesi i ngritjes së komisionit të foli të enjten në mbrëmje gjatë emisionit "Repolitix" në Report Tvse ngritja e këtij komisioni nuk ka për qëllim të hetojë, pasi atë e bën prokuroria, por është një Komision faktmbledhës i të gjitha materialeve lidhur me raportin e Dick Marty-t dhe akuzat e ngritura prej tij se UÇK ka kryer krime lufte në vendin tonë gjatë 1998-1999.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 28/11/2020 17:29

    Haha Ilir Metmuti hajduti ka ndotur Vloren

    Përgjigju
  • derri i majmur dhe i dhjamur: 28/11/2020 17:14

    O president te cafte ujku edhe kete dite nuk i shpeton politikes dhe pordheve qe te dalin nga vera e bythes panderprerje

    Përgjigju
  • Emigranti: 28/11/2020 15:06

    Une jam i mendimit per komisionin e posacem per Dick Marty te hidhet ne refendum popullor dhe te shohim a i sherben Shqiperise dhe Kosoves, apo i sherben interesave te disa politikaneve,qe interesin kombetar dhe luften e U.C.K. e kane tradhetuar.LIRIA KA NJE EMER por edhe tradhetia ka emer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara