Ilir Meta: I kam të gjitha dosjet Edi Ramës, do i nxjerr në kohën e duhur

Ilir Meta: I kam të gjitha dosjet Edi Ramës, do i nxjerr në kohën e duhur

Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot gjatë një interviste televizive se disponon fakte dhe dosje kundër kryeministrit Edi Rama.

“Ia kam dosjet të gjitha”, tha Meta, ndërsa shtoi se po pret kohën e duhur për t’i nxjerrë.

Meta, që ka kallëzuar në SPAK anëtarët e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit tha se figura e tij është e pastër. Madje, Meta i ka quajtur “fëlliqësira” anëtarët e Autoritetit, pasi sipas tij kanë marrë urdhra nga kryeministri Rama.

“Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autorit që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme. Këta për të dëmtuar Ilir Metën, provoj kojnë të kaluarën e shumë njerëzve. Pse të shkoj unë aty, a jemi shtet ligjor. Jam verifikuar që nga 92 e vazhdim, kam firmosur një deklaratë që nuk kam qenë bashkëpunëtor etj., me përgjegjësi penale. Tani paskam shpikur përrallat e këtyre që e dimë ne kur janë gatuar. Më ço në ndjekje penale, si të kam çuar unë. Unë të vete tek ato 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama. Për ca të vete unë, për aninomatin. Ata të vijnë tek prokuroria e Edi Ramës. Është beteje e fituar kjo, ka mbaruar me kohë.”, tha Meta.

“Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta. Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autorit që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme”.

Në muajin gusht, Ilir Meta dhe Sali Berisha thanë se kryeministri Rama është përgjuar duke folur me grupe kriminale, e se këto përgjime po i deshifrojnë disa grupe në vende të Europës.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • usa spak emigrant: 24/09/2022 14:45

    mbajtja dhe mos tregimi e gjithashtu shantazhimi eshte nje krim i cili dyhet te denohet , prandaj mata apo metaj duhet te dergohet ne SPAKte hetohet ne gjendje te mbyllur te izolohet nga cdo gje per te gjitha mashtrimet e aferat korruptive ne vite

    Përgjigju
  • Ich: 24/09/2022 05:10

    Dosjet e ediçit i ka vuçiçi. Nëse bëheni mirë me opozitën e Kosovës gjeni përkthyes edhe pa lek për ato dosje...

    Përgjigju
  • Argita: 23/09/2022 11:03

    Po c far dosje do i nxjeresh Rames ti more maskara sa do te perpiqesh nuk igjen dot as nje gje Rames sepse nuk eshte si ty Rama o hajdut apo do nxjeresh bllokun tend dhe te duket si dosje po deri tani ku ishe ti apo ste la Berisha me Monen

    Përgjigju
  • koli: 23/09/2022 00:30

    PSE SI KE NXJERRE ME PARE,,,, POR DO TI NXJERRESH TANI. KETO DOSJE Z,META,,,KJO NA TREGON QE TI KETO DOSJE I RUAN PER TI BERE PRESION RAMES,,QE TE NOS NXJERRE AFERAT E JUAJA,,,POR TANI NE QEVERI ESHTE RAMA,,,CFARE KE MXIRRI OSE DO PERFUNDOSH SI TAHIRI NE BURG,,,DUKE U HEQUR SIKUR DI SHUME,,,POR PRAPE TI META DO E HASH DERRIN...

    Përgjigju
    • labi: 23/09/2022 10:31

      I DEGJENERUAR FAMILJARISHT ,HAJDUT ,KRIMINEL BASHKE ME SALEN DO MERRNI CKA U TAKON O KRIMINELE ORDINER

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet