Ilir Meta bën fajtorë ndërkombëtarët: Vrasja në Elbasan ndodhi se ju nuk dënuat plagosjen në Kavajë

Për Presidentin Ilir Meta një pjesë të fajit për atë që ndodhi dje në Elbasan, ku u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë e kanë ndërkombëtarët. Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, siç e quan ai, Meta tha  duhet të kishin reaguar për ngjarjet e mëparshme dhe se mosreagimi i tyre solli vrasjen në Elbasan

"Ndërkombëtarët të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë, situata do kishte qenë shumë më mirë prej kohësh, nëse do kishin reaguar kur vagabondi i Tiranës në prezencë të presidentit sulmoi kundër një partie opozita, nëse nuk do kishin lejuar prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit situata do të ishte më e qetë. Nëse do të kishin reaguar për ngjarjen në Kavajë, të dënonin sulmin ndaj opozitës, nuk do të ndodhte vrasja në Elbasan", tha Meta.

Në konferencën për shtyp sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë me një qytetar, Ramazan Topuzin, personi i cili shfaqet sipas Metës në videon për të cilën ai është akuzuar se fshihet me kapuç në lokale me subjekte të OFL. Meta tha se Topuzi ka ngritur padi në SPAK, teksa ka dhënë detaje për takimin në Gjirin e Lalëzit, në lokalin e kryetarit të degës së PS. Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama si autorin e vetëm të tensionimit të situatës.

Kujtojmë se dje një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin por edhe përgjaku fushatën elektorale. Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë në Elbasan pasi është qëlluar me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi. Paplekaj ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:31
Video me kapuç te Gjiri i Lalzit, Meta pranon hapur: Jam poliagjent i vjetër

Në përpjekje për të sqaruar videon ku shfaqet i maskuar me kapuç në Gjirin e Lalzit, presidenti Meta shpërthen dhe pranon se është poliagjent i vjetër dhe se s’mund ti vihen atij spiunë. Meta gjithashtu bëri fushatë hapur për LSI-në duke thënë se ajo po rritet dhe akuzoi Lefter Kokën se po blen vota.

“Mendova të bëj një konferencë të shpejtë me ju për të dhënë argumente shteruese në lidhje me tensionimin e situatës që ka vetëm një autor, Edvin Kristaq Rama, të tjerët janë instrumente të tij. Presidenti takon kriminelë, subjekte të OFL, etj, spiunë që ka vënë se nuk e di që Presidenti është poliagjent i vjetër. Ramazan Topuzi në video, jemi në lokalin e Llesh Mesitit, djali i të cilit është kryetar i roganizatës së PS. Kemi shkuar se pimë kafe në shtator, ecim dhe ndalojmë pimë një kafe. Pse kemi qenë atë ditë atje, sepse atij djalit disa njerëz që dikur kanë qenë në LSI i kanë thënë jo i ka marrë Ilir Meta tokat dhe unë sqarova. Zoti Ramazan ka bërë padinë në SPAK për këtë çështje sepse ndihet i fyer që e kanë konsideruar kontingjent, sepse është një njeri i forcave ligjzbatuese. Ky është Ramazan Topuzi, subjekt i OFL. Kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët, ndaj nuk ka fytyrë të vijë në asnjë ballafaqim me presidentin”, tha Meta.

Ora 11:18
Meta-Ramës: Po shpif për Presidentin, je lepur para meje! Kriminelët të vënë armën për të marrë licencën

Me tone të ashpra, kërcënuese dhe thuajse jashtë kontrolli, Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar  si mashtrues i shqiptarëve duke shpifur ndaj Presidentit. Duke e cilësuar si lepur përpallë presidentit, Meta tha se Ramës, kriminelët i vënë armën dhe i marrin licencat.

Meta tha se edhe pse Rama hiqet si mbrojtësi i drejtësisë, në fakt është ai që ka mbledhur 140 vota për miratimin e saj dhe këtë e di e  gjithë bota.

"Rama mashtron duke shpifur kundër presidentit. O Karagjos e di e gjithë bota që 140 votat për reformën në drejtësi i bëra unë. Ca di ti mor për Ilir Metën, ti sillesh si lepur përpara meje, kriminelet të dhënë pistoletën dhe të marrin licenca", tha Meta.

Ora 11:11
Presidenti Meta bën fushatë: Rama po blen vota të LSI sepse ajo rritet

 

Sipas Presidentit Meta votat që po blihen janë të LSI sepse sipas tij ajo rritet.

"Synimi është të blihen votat e LSI. LSI është problemi se rritet sepse sa më shumë gjethe të kalbura i ikin aq më shumë shëndoshet", tha Meta, duke bërë hapur fushatë për ish-partinë e tij.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 22/04/2021 17:53

    ,,,,edhe termeti i 26 nentorit 2019 ndodhi se Edi Rama nuk mori masa prej termetit te 21 shtatorit,, e dine nderkombetaret kete " shkence" te atij kusarit me bllok ne dore????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale