Ilir Meta në zi, ndahet nga jeta miku i tij: Kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga unë

Kreu i Shtetit Ilir Meta është në zi pasi miku i tij ka ndërruar jetë. Me një mesazh të ndjerë kushtuar besnikërisë dhe vlerave njerëzore të mikut të tij, Meta shkuar se ai fitoi betejën me virusin , por nuk mund të fitonte ndaj pasojave që COVID-19 i la nga pas.  Kreu i shtetit tregon se ai kurrë nuk ka përfituar nga pozicionet që ka pasur  dhe se ishte një njeri me zemër të madhe.

Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la. Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore. U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko! COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri”, shkruan Meta.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike është i pavarur nga Lulzim Basha?

Komento

Komente

  • Ali: 03/10/2020 17:52

    Demokracia eshte sfide individuale qe nuk pranon trajtim te privilegjuar. Te gjithe duhen trajtuar barabar. Veprimi ndryshe e shbene demokracine. Pa pl otesimin e atributeve te demokracise dojemi gjithmon te humbur.

    Përgjigju
  • Lavdrim lleshi: 03/10/2020 15:46

    Po mjaft me kto politikan te lodhur...

    Përgjigju
  • O tej: 02/10/2020 14:34

    Vdeksh ti ishalla i hajdut

    Përgjigju
  • Koli: 02/10/2020 09:39

    Po te njihte mire ty ai qe ishe barkpangopur ti i doje per vete dhe per macet e tua o lefoster prandaj nuk kerkonte perfitime nga ty ai

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Trafikimi me nënshtetësitë, Meta sulm gazetarëve. Bollino: Presidenti po tradhëton Kushtetutën dhe rolin e tij