Ilir Yzeiri: Shqipëria në udhëkryq mes sistemit dhe kaosit

Ilir Yzeiri: Shqipëria në udhëkryq mes sistemit dhe kaosit

SPAK

Pas rënies së diktaturës, shqiptarët nuk e kuptuan se çfarë sistemi po kërkonin të ndërtonin. Në themel të përmbysjes ishte shkatërrimi i rregullit. Gjithçka e ndërtuar deri në atë kohë perceptohej si shkatërrim, regres dhe antishqiptare. Problemi dukej i thjeshtë sepse në vetëdijen kolektive po ngulitej ideja që mjafton të mohoje, të shkatërroje dhe të denoncoje të shkuarën tënde dhe ti automatikisht kishe ndërtuar modelin tjetër. Sot të gjithë po vëmë re se që nga ajo kohë ne, në fakt, e kemi shpartalluar kuptimin për sistemin, që do të thotë se shoqëria shqiptare nuk ka mundur dhe nuk po mundet që të ndërtojë shoqërinë e saj duke fuqizuar sistemin social, burokratik, arsimor, juridik dhe atë të sigurisë kombëtare.

Për hir të së vërtetës, vetëm një strukturë po duket sikur ka nisur të vendoset në bazamentin e shkërmoqur të shtetit shqiptar dhe kjo strukturë është SPAK. Eksperimentin e saj e bënë të huajt dhe vini re se çfarë impakti ka mbi shoqërinë. Ndërkohë, mendoni sikur me këtë frymë dhe me këtë seriozitet të kishim ndërtuar administratën shtetërore, burokracinë e palëvizshme dhe atë që mban të gjallë shtetin, pra mendoni sikur administrata shtetërore të ishte rregulluar me ligje të tilla që t’i jepnin asaj pavarësi politike, ekonomike dhe garanci juridike, ashtu siç ndodh në vendet normale dhe do të kuptonim se forca e partive politike do të binte.

Mirëpo, ne, sot, gjithë sistemin e kemi vendosur në shërbim të partive politike të cilat qeverisin jo me programin kombëtar të vendit por me idetë dhe voluntarizmin e liderit partiak. Që të ndodhte kjo ne duhet të kishim krijuar kulturën e familjarizimit me ligjin dhe me formalizimin e jetës shoqërore në të gjitha hallkat e saj. Mirëpo ka ndodhur e kundërta. Veçanërisht në këta vitet e fundit kur Parlamenti është kthyer në një vend lufte, askush nuk dëgjon apo merr vesh se çfarë ligjesh miratohen, sa prej atyre ligjeve njihen nga ne dhe sa të tjera do të duhej të bëheshin në mënyrë që të vendosej jeta jonë mbi binarë ligjorë.

Në Shqipëri, për fat të keq, po instalohet kultura e vjetër që jeta e çdo individi nuk varet nga sistemi ligjor që ndërtojmë, por nga vullneti politik i atij që na drejton. E gjithë kjo ka sjellë më pas edhe luftën pa asnjë ide e pa asnjë princip që bëhet mes palëve politike. Fjala vjen, ajo që po ndodh tani në fund me Erion Veliajn e ilustron më së mirë këtë. Veliaj është kryetari i Bashkisë më të madhe në vend. Posti që ai mban e detyron atë që të firmosë vendime vetëm atëherë kur ato kanë kaluar të gjitha hallkat kolegjiale që nisin me Këshillin Bashkiak e përfundojnë me sektorët përkatës. Ai ka dorëzuar në SPAK të gjithë dokumentacionin nga i cili organi i hetimit dyshon se mund të jenë bërë abuzimet në hallka të tjera.

Nëse do të ishim në një shtet normal me një sistem të ngritur, të gjithë duhet ta përshndesnim këtë hap të Veliajt sepse, më në fund, te ne po krijohet kultura që drejtësia nuk është një sistem armiqësor, por është një sistem që na mbron të gjithëvë nga shkeljet dhe se para ligjit të gjithë janë të barabartë. Veliaj nuk ka asnjë akuzë. Ai është titullari i një prej instituciineve më të zhvilluara në vend. Pikërisht në mungesë të këtij sistemi ka triumfuar kaosi dhe retorika e luftës.

Është e kotë të përmendësh tani plagën e madhe që i ka shkaktuar këtij vendi veprimtaria shkatërruese dhe nxitja e kaosit nga Sali Berisha. Duke zaptuar hapësirën publike dhe duke e shndërruar atë në një arenë të pështirë lufte, shoqëria shqiptare ka përjashtuar nga vëmendja e saj jetën dhe fatin e të rinjve, jetën dhe fatin e arsmit shqiptar, jetën dhe fatin e natyrës dhe zonave të mbrojtura. Në një vend ku gjithçka është në përleshje e përplasje, në një hapësirë ku nga mëngjesi në darkë të gjithë duhet të shohin e të dëgjojnë retorikën e kaosit, në këtë vend ka shumë pak hapësirë për të ngjallur shpresë, për të ndërtuar një jetë të qetë e për ta gëzuar këtë vend.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rezarta: 03/05/2024 15:01

    Nje analize e pambeshtetur nga faktet dhe provat, e dobet, propogandistike dhe tipike e neorealizmit enveristo-ramist. Fakti eshte qe ne Shqiperi diktatura nuk ra. Ajo rezistoi deri ne 1992 me kreun e saj te ndjerin Alia, President, ne perpjekje te deshtuar per tu shendrruar dhe rimbajtur te kapur shtetin permes PS dhe "kuadrove" te tyre te "rinj". Gjithshka qe pergatitur dhe dizenjuar nen diktatin absolut te Alise, President. Duke nisur nga transformimi i PP ne PS e me radhe me Qeverisjen dhe Forcat e Armatosura. Keto te fundit, vec ushtrise, perfshinin qellimisht Policine e sigurisht SHIK, nje organ me kompetenca hibride te policise sekrete, gjyqesore dhe forces militare! Monster ligjore qe ne fakt nuk pati jetgjatesi por shqiptaret vuajten kur ra ne duart e pasardhesve Berishian. Diktatura nuk ra. Ajo u rrezua me force. Madje me metoda dhe mjete te paligjshme, dhune dhe nderhyrje abuzive direkte te SHBAve (DASH dhe sidomos CIA). Ndersa ish BS qe zhdukur, Rusia kishte nje president pro perendimor ashtu si gjithe lindja, vetem regjimi i Alise besonte se mund te jetonte pa vene re ne boten e re post lufte te ftohte. Nuk i bene puns Alise madje as takimi dhe foto e pare tipike korruptive me presidentin Bush e organizuar me zbulimin dhe informatorin e sigurimit Ekrem Bardha, qe doli qare me nje restorant ne mes te Tiranes. Megjithese Alia kishte krijuar dhe kontrollonte PD duke infiltruar gjithe lidershipin e saj nga Pashko e Ceka tek Berisha e Hajdari. Nuk qe me fat rioshi Rama qe u la jashte per arsye "radikalizmi" anti komunist?! Radha e tij kishte tjeter kohe. Mgjt SHBA te duket se arriten te rekrutonin suksesshem Berishen duke e perdorur dhe mbeshtetur madje hapur kundra "te kuqeve". Si mund te lejonte ajo (SHBA) nje deshtim ne fitoren totale kunder komunizmit?? Pra nuk ra por e rrezuan SHBAte me organet e tyre si DASH dhe CIA sigurisht mbeshtetjen lokale te Berisha & Co. Nuk ishte shqiptare ne nature prishja dhe anarkia, apo cka pasoi. Por si rrjedhoje e eksperimentit amerikan te radhes pas atij 48-53 permes "Valuable Friend". "Bisha" Berishe qe produkt i eksperimentit nr.2 qe u mbyll me ikjen e "mikut" Bush, e bashke me te te kreut te epokes se tij te ndikimit ne CIA. Epo te thuash qe Veliaj ben dallim meqe paska dorezuar dokumentacion nderkohe qe prokuroria thote e thirrem, eshte si aho shprehja e popullit: te kesh dy, nje ta mbash e nje ta cash! SPAK thote ka nisur te vere bazamentin e shtetit! Si duket as e ka idene ce cfare eshte shteti si nocion. Por ecen me retoriken e rruges, turbofolk, tipike ramiste. Vetem ne utopine servilistike te neorealizmit enveristo-ramist te qenurit vend nr.2 per azilkerkues sipas Eurostat (jo Instat) eshte tregues pershendetes per "hapat" e Veliaj por sidomos te shefit te tij Hoxha, ndjese Alia, ups, Rama...

    Përgjigju
  • Pena: 03/05/2024 12:40

    Analiza me e bukur dhe me realiste e tranzicionit Shqiptar! Dhe e thjeshte! Bravo autori!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj