Iliri rrëfen ëndrrën e pazakontë me bashkëshorten dhe dëshirën për t’u bërë baba

Mëngjesi ka nisur ndryshe për konkurrentin e ‘Big Brother Vip’, Ilir Shaqirin.

Ai i ka rrëfyer Einxhelit mbi një ëndërr që kishte parë, e cila i thoshte se mund të ishte shtatzënë.

Gjatë bisedës me Einxhelin, Iliri u shpreh se ka dëshirë që të zgjerojë familjen, ndërsa ajo i tregoi rastin e një mikeshës së saj që kishte bërë vizita mjekësore pasi e kishte me shumë dëshirë dhe nuk po bëhej dot me fëmijë.

Biseda me Einxhel:

Iliri: Unë pashë Emanuelën në ëndërr që më tha, doli pozitiv testi.

Einxhel: Kur të dalësh do ia jepke bam bam. Nëse e keni mirëmenduar dhe e doni patjetër, nuk keni pse torturoheni se mjekësia ka avancuar shumë.

Iliri: Kam qejf po e solli Zoti se unë jam okej.

Einxhel: Zoti të ka sjellë dëshirën. Një shoqe ime që donte aq shumë fëmijë, kishte vite që po tentonte dhe nuk po ngelte. Derisa i thamë, kur e shikon që nuk po ndodh, mjekësia ka avancuar. I pa të gjithë problemet që kishte, i zgjidhi, lindi çunin.

Rikujtojme se bashkëshortja e Ilirit ka treguar se si e ka pare Ilirin brenda shtepise:

Emanuela: Ka diçka që më ka habitur. Në të mirë dhe në të keq, ashtu është, një njeri që i pëlqen të bëjë shumë shaka, të jetë hokatar. Pastaj ironinë shqiptare nuk e di si e ka. Shpesh herë qesh por nga dikush mund të shihet si tepri. Ka diçka që më habit dhe është aftësia që të ruajë qetësinë përpara shumë sulmeve, ndoshta për të pasur një moment në kamera. Duke e njohur atë, ndoshta po piqet dhe nga ky këndvështrim.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A bënë zgjedhjen e duhur demokratët duke rikthyer në krye Sali Berishën?



×

Lajmi i fundit

John

Balla në Kuvend: Familja e Berishës ka një televizion, e transmeton Saliun edhe në tualet! Pse heshtin SPAK e ‘Tatimet’? Bën pastrim parash