Imzot George Frendo rrëfen betejën me Covid-19: Më ka ndihmuar shumë kjo eksperiencë që të jem edhe më solidar me të infektuarit

Imzot George Frendo rrëfen betejën me Covid-19: Më ka ndihmuar shumë kjo eksperiencë që të jem edhe më solidar me të infektuarit

Kryeipeshkovi i Tiranës dhe Durrës, Imzot George Frendo i është rikthyer rrjedhës normale të jetës pas betejës me Covid-19. Presidenti i Konferencës Episkopale Katolike tё Shqipërisë, nga Bari ku gjendet prej më shumë se tre javёsh, ka folur për herë të parë për përjetimin e tij nё betejën me koronavirusin.

Frendo shprehu mirënjohje ndaj personelit të spitaleve, teksa shtoi se po pret me padurim rikthimin në Shqipëri.

“Të dashur dëgjues, po ju flas nga Bari. Jam këtu, kam më shumë se 3 javë. Kam ardhur këtu me urgjencë pasi isha në gjendje shumë të keqe nga pikëpamja shëndetësore. I infektuar me virusin COVID. Atëhere bashkëpuntorët e mi vendosën të më dërgojnë këtu. Isha në situatë të keqe. Nuk ishte eksperiencë e bukur. Sigurisht që jo.Megjithatë më ka ndihmuar shumë. Se pari gjatë këtyre javëve jam ndjerë shumë afër Jezu Krishtit, që ka provuar vuajtjet sëmundjet, edhe vdekjen padrejtësisht të imponuar mbi të për shërbimin tonë, Kur ne pranojmë vuajtjet e dhimbjet tona me shpirtin krishterë, ndihemi më afër Jezu Krishtit shpëtimtar. Më ka ndihmuar edhe shumë kjo eskperiencë që të ndihem më solidar me ata që janë të infektuar. Sa shumë kanë rënë viktimë e kësaj sëmundje, sa shumë kanë vdekur, sa shumë janë edhe duke luftuar me virusin që të mbijetojnë edhe atëhere gjatë kësaj periudhe jam lutur jo vetëm për veten, por edhe për këta, dhe për ata që kujdesen për ta. Të jemi më mirënjohës gjatë mjekëve, infermierëve, spitaleve të cilët me shumë angazhim përipiqen të ndihmojnë këta. Le të përballojmë situatën me kurajon që na jep feja jonë. Po pres të dal nga këtu, dhe të bashkohem sa më shpejt me popullin tim, me Dioqezën time. E di sa shumë besimtarë janë lutur për mua. Më presin të kthehem. Sepse edhe personalisht larg Dioqezës ndihem si i mjerë, kokë pa trup. Veçanërisht duke menduar që jemi në një periudhë liturgjike, duke u përgatitur për krishtlindje. Zëri im është ende shumë i dobët. Nuk është faji im. Por vazhdoni të luteni për mua. Vendi im është në TIranë-Durrës. Ju përshëndes, mirupafshim",  rrëfeu Frendo për 'Radio Vatikanin'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ato: 04/12/2020 22:25

    Me vjen keq qe Enveri siç thojn qe ka qen i ashper kundrejt fesë,po kur feja ngatarrohet me politik dhe kontribon ne manovrat e ksaj dynjaje per interesa dhe qellime qe do i marrim vesh me von athere un them qe Enver Hoxha e ka pas mir qe i konsideronte parazit dhe krijesa qe hiqen per diçka dhe jan ďiçka tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë