Inaugurimi i Joe Biden, FBI paralajmëron mundësinë e protestave në 50 shtete të SHBA-së

FBI-ja ka paralajmëruar mundësinë e organizimit të protestave të armatosura në kryeqytetet e 50 shteteve në SHBA në prag të inagurimit të Presidentit të ri Joe Biden.

Sipas një analize të kryer nga byroja federale, protestat mund të fillojnë gjatë kësaj jave dhe të vijojnë deri më 20 janar.

Hetuesit besojnë se disa prej pjesëmarrësve bëjnë pjesë në grupe ekstremiste.

“Protesta të armatosura po planifikohen në kryeqytetet e 50 shteteve nga data 16 deri të paktën më 20 janar,” thoshte njoftimi i brendshëm sipas një zyrtari. Zyrtarët nuk kishin autorizim të flisnin publikisht, prandaj diskutuan me Associated Press me kusht anonimiteti.

FBI-ja kishte nxjerrë të paktën një paralajmërim tjetër të brendshëm para protestave të dhunshme të javës së kaluar. Më 29 dhjetor, FBI-ja paralajmëroi për mundësinë e demonstratave të armatosura që kishin në shenjestër selitë e legjislaturave.

Gjenerali Daniel Hokanson, kreu i Gardës Kombëtare tha të hënën në komentet për shtyp se Garda po analizon të gjitha shqetësimet në mbarë vendin:

“Po ndjekim zhvillimet në mbarë vendin, në bashkërendim të ngushtë me agjencitë lokale të rendit, në mënyrë që të ofrojmë mbështetjen që na kërkohet”.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin