Inaugurimi i Biden, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do performojnë live! Do zhvillohet emision prime-time me artistë të njohur

Inaugurimi i Biden, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do performojnë live! Do zhvillohet emision prime-time me artistë të njohur

Foto ilustruese

Në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden si Presidenti i SHBA-së do të performojnë dy këngëtare me famë botërore. Bëhet fjalë për Lady Gaga dhe Jennifer Lopez.

Kjo u konfirmua ditën e sotme në një deklaratë të bërë nga komiteti i inaugurimit të Biden. Të dyja këngëtaret e mbështetën hapur demokratin gjatë fushatës, teksa himnin do ta këndojë Lady Gaga.

Inaugurimi i Biden pritet të ketë pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë COVID-19 dhe pas trazirave të javës së kaluar në Capitol të SHBA. Komiteti përurues i Biden tashmë ka njoftuar se parada tipike që pason ceremoninë e betimit do të zhvillohet virtualisht dhe do të paraqesë mbështetës nga i gjithë vendi.

Ndërkohë do të ketë dhe një program “prime-time” të quajtur ”Celebrating America”, do të ketë drejtues Tom Hanks dhe do të presë artistë të shquar si Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake apo Ant Clemons.

Më 20 janar SHBA do të ketë zyrtarisht Presidentin e ri dhe duket se Biden po kujdeset që inagurimi të jetë i shkëlqyer.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet