E projektoi vetë! Inaugurohet kinemaja Maks Velo, motra: Jam e mallëngjyer që kujtimi i vëllait të mbetet i paharruar

TIRANE-Sot është inauguruar kinemaja në Laprakë që do të mbajë emrin e arkitektit të njohur Maks Velo, që u nda nga jeta pak javë më parë. Kinemaja do të ketë një kapacitet prej 140 vendesh.

"Një ditë e mrekullueshme për Tiranën, të cilës sot iu rikthye një bizhu e projektuar nga Maks Velo që në vitet ’70, kinemaja e Laprakës. Do të mbajë emrin e arkitektit të shquar, në nder të tij, sepse ishte një nga projektet që e deshi aq fort e për të cilin punoi deri vonë. Faleminderit Maks!" tha Veliaj.

Motra e tij, Roza e emocionuar shprehu falenderimet që kujtimi dhe vepra e vëllait të mbeten të paharruar. "Jam shumë e emocionuar, e gëzuar, e mallëngjyer për këtë nder të madh që i bëni vëllait tim.

Falenderoj kryetarin e bashkisë për Maksin vëllanë tim, që kujtimi dhe vepra e tij artistike të mbeten të paharruar" tha motra e Maks Velos.



Projekti i Maks Velos per kinemane qe u inaugurua sot

 

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit të Lezhës, Nik Nikolli, prokuroria nis hetimet mbi kanabisin e zbuluar disa ditë më parë