Inceneratori i Elbasanit, GJKKO shpalli të pafajshëm Alqi Bllakon, i hoqi një akuzë Lefter Kokës, SPAK apelon: Kërkon dënimin me 4 e 10 vite burg

TIRANE - Prokuroria e Posaçme kundërshton pafajësinë e Alqi Bllakos për inceneratorin e Elbasanit dhe rënien e akuzës së shpërdorimit të detyrës për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka teksa ky i fundit u dënua vetëm për korrupsion.

SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Bllakos dhe Kokës njësoj siç është kërkuar në pretencën e organit hetues, përkatësisht 10 vite për Kokën e 4 vite për Bllakon.

Por ky i fundit vijoi të qëndrojë në qeli për shkak të dënimit të tij për inceneratorin e Fierit me 2.8 vite burg. Gjithashtu ndaj tij vijon të jetë në fuqi një tjetër masë sigurie arresti në burg për inceneratorin e Tiranës.

Në 5 tetor të 2023, GJKKO dënoi në total me 33 vite burg të pandehurit, përkatësisht me 5.8 ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre. Atij iu konfiskuan një pjesë e aksioneve në kantinën e pijeve në Durrës, në vlerën e korrupsionit të kryer, 3.7 milionë euro. 

Biznesmeni Klodian Zoto, u dënua me 10 vite burg, duke përfituar zbritje në 6.8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Të njëjtën masë dënimi gjykata dha edhe ndaj biznesmenit tjetër Mirel Mertiti. Ndërkohë Stela Gugallja, administratore në inceneratorin e Elbasanit, u dënua me 7 vjet heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar përfitoi zbritjen në 4.8 vjet. Me 4 vjet burg u dënua Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit, por me gjykim të shkurtuar do të vuaj 2.8 vjet, ndërsa për anëtarin e komisionit Bardhyl Cabiri, GJKKO dha 2 vjet burg.

Për anëtaren Jonida Zeqo 4 vjet, por nga gjykim i shkurtuar i zbriti në 2.8 vjet burg. 1.4 vite u dënua ish-anëtari tjetër i komisionit, Serafin Papa, teksa i shuhet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ka përfunduar koha e dënimit gjatë qëndrimit në burg.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)

Studentët kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)