Bushati e Sharra, inceneratorët që morën miliona euro! Si manipulon faktet kryedemokrati Basha

Landfilli i Bushatit ka një kapacitet total pritjeje prej 1 milionë tonësh dhe në të janë depozituar mbi 250 mijë ton. Tarifa është 1035 lekë për ton me TVSH. Jetëgjatësia e veprës është llogaritur për 20-25 vite. Top Story, nuk u lejua të xhirojë brenda landfillit nga kompania që e menaxhon Becker-Albania. Kjo duket se lidhet me problematikat e shumta aty. Nëse i referohemi dokumentit të planit kombëtar sektorial të menaxhimit të mbetjeve, shohim se ujrat e ndotur nuk trajtohen. Aty thuhet se shpesh uji kullues pompohet mbi mbetje. Por, në lejen mjedisore që kompania posedon, ndryshe nga sa konstatohet në planin kombëtar, thuhet se uji trajtohet përmes osmozës inverse, gjë e cila nuk është e vërtetë. Po ashtu, nga kompania menaxhuese nuk është specifikuar asnjë substancë ndotëse por thjesht deklaron se monitorimi do të konsistojë në shkarkimet në ajër, ujë, tokë të ndonjërit prej ndotësve. Operatori deklaron se do të kryejë monitorimin e shkarkimit të ujrave çdo 3 muaj sipas detyrimit, por nuk gjenden të listuar parametrat e kërkuara. Në raportin e vetëmonitorimit nuk gjenden të listuar parametrat e nivelit të metaleve në ujrat sipërfaqësorë që janë ndër ndotësit më të rrezikshëm.

 “Miliona euro për inceneratorin e Sharrës”, si manipulon faktet kryedemokrati Basha

Por le të rikthehemi sërish në Sharrë, për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndryshuar këto 2-3 vitet e fundit. Aty janë kapsuluar qelizat e vjetra të mbetjeve. Drejt fundit është ndërtimi i 5 qelizave të reja pritëse, ose siç njihen ndryshe 5 landfilleve. Në fazë finale janë edhe impianti i trajtimit të ujrave si dhe impianti i diferencimit të mbetjeve për riciklim. Ndërkohë brenda 3 vitesh, pritet të jetë në funksion të plotë impianti i djegies dhe i prodhimit të energjisë, që ndryshe quhet Incenerator. “178 mln euro me subvencione shtetërore që jepen ende pa filluar puna për inceneratorët” - u shpreh Lulezim Basha “Lekët që ua mbledh me pikatore familjeve në nevojë, bzineseve në falimentim, ua jep me lopatë inceneratorëve, 2 mln euro vetëm javën e kaluar” u shpreh më tej Basha. Ky investim në Sharrë sot kthyer në objekt të sulmeve politike. Shpesh deklaratat e kryedemokratit Basha kanë çorientuar publikun dhe mes tyre ka shumë pasaktësi. Sharra sot është një konçesion për të cilin privati nuk ka marrë asnjë qindarkë nga shteti. Në kontratën që është publike për këdo, qartësisht saktësohet se kostot totale të investimit i faturohen koncesionarit. Pagesat për të cilën flet Basha, është shërbimi 29 euro për ton, për trajtimin e mbetjeve, një pagesë që është më e lira në Europë por edhe Ballkan.

Dikur “bombë” ekologjike, çfarë ndodh sot në Sharrë

Jemi në vitin 2016. Pamjet që shihni, janë shkëputur vetëm 4 kilometër nga qendra e Tiranës.

Për ata që nuk e njohin, ky është vend-grumbullimi i mbetjeve në Sharrë.  Mbetjet kanë krijuar kodrina. Për të kuptuar sasitë, mjafton të përfytyroni faktin se vetëm në 24 orë, Tirana prodhon rreth 800 ton mbetje. Siç shihet, gjithçka është hedhur në mënyrë të pakontrolluar, pa respektuar asnjë parametër mjedisor. Brenda vendgrumbullimit mund të hyjë kushdo. Tymi i çliruar nga djegia e mbetjeve arrinte deri në qendër të Tiranës. Ujërat sipërfaqësorë përhapeshin në hapësira të pallogaritshme. Kjo ishte Sharra pak kohë më parë. Në Gusht të vitit 2017, Sharra iu dha me konçesion kompanisë “Integrated Energy BV SPV” për një periudhë 30-vjeçare me vlerë investimi 128 milionë euro. Sot që flasim, është përmbushur pjesa e parë e projektit që lidhet me rehabilimin e plotë të vendgrumbullimit të vjetër që përbënte një bombë ekologjike. Investigim/ Top Story

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet nga autoritet shtetërore situata e zjarreve në vend?

Komento

Komente

  • ymeri: 12/11/2020 17:14

    ME inceneratore punon europa dhe amerika,,,,ato duhet te ndertohen ne c'do qytet te madh,,,,shkoder,,kukes,,lezhe,,durres,,korce,,vlore,,sarande.....

    Përgjigju
  • Luli Sudi: 11/11/2020 14:01

    Ti lodhesh por per cfar nuk kemi buke per cfar behet fjale me respekt lul Sudi

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Zjarri në Karaburun, Administrata e Zonave të Mbrojtura paralajmëron: Rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë! Banorët të jenë vigjilentë