Incident gjatë Vettingut, prokurori i shkarkuar nuk pranon vendimin ndjek nga pas anëtarët e KPK-së: Ku do më çoni tani, jam pa shtëpi e katandi (FOTO)

Incidenti gjatë seancës së vettingut

Shkarkimi nga detyra nga KPK e prokurorit të Beratit, Tasim Puci nuk është pritur mirë nga ky i fundit, i cili ka reaguar duke mos i përmbajtur dot emocionet e tij. Pas dhënies së vendimit, prokurori Puci ka ndjekur nga pas anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla, duke i pyetur dy herë radhazi “Ku do më çoni tani, jam pa shtëpi e katandi”?

Ndjekja e tij ka bërë që të ndërhyjnë forcat e sigurisë duke sjellë qetësimin e situatës.

Gjatë seancës dëgjimore, prokurori Puci u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit. Puci pretendoi se nuk kishte asnjë pasuri dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Por kjo nuk ndodhi, pasi trupa e vettingut e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Genta Tafa Bungo vendosi shkarkimin për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci. Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

I.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?

Komento

Komente

  • Iris: 16/04/2021 01:51

    Tani qe i mbylle hesapet me Vetingun, kerkoja vjerrit te t'a ktheje prape apartamentin qe ia <<kalove>>,po keshtu dhe ato parate qe ia <<dhe>>,ose shko bashkjeto me te!!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Ekzekutimi në Elbana/ Dalin pamjet, kjo është makina e djegur që dyshohet se i përket autorëve