Incident me pacientin tek infektivi, barelës i 'këputet' këmba...dëmtohet edhe një nga personeli mjekësor (VIDEO)

Një pacient ka ardhur me ambulancë mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv në QSUT.

Të veshur me mjetet mbrojtëse, personeli i bluzave të bardha e ka nxjerrë burrin nga ambulanca, teksa gjatë momentit kur kanë tërhequr barelën, një këmbë e saj është mbyllur, duke shënuar një incident, fatmirësisht pa dëme.

Për pasojë është rrëzuar edhe punonjësi shëndetësor, pasi barela ra mbi këmbët e tij. Situatën e ka parë me vëmendje edhe mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili sapo mbërriti në spitalin Infektiv këtë mëngjes.

Është siguruar se situata nuk kishte probleme, dhe është futur brenda spitalit. Fatmirësisht gjithçka kaloi pa dëmtime të pacientit.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pse: 09/04/2020 14:57

    I bejne gjerat tragjike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët