Huliganët holandezë e italianë përplasen me policinë rrugëve të Tiranës, 10 policë e 4 tifozë të plagosur! Dëbohen nga Shqipëria disa prej tyre! Në terren policia e FNSH, situata vihet në kontroll (VIDEO)

Natë e vështirë në Tiranë. 24 orë para festës së finales së shumëpritur në ‘Air Albania’ mes Romës dhe Feyenoord, ka pasur incidente dhe tensione në të gjithë Kryeqytetin. Përplasja ka nisur në rrugën 'Mustafa Matohiti', një prej zonave më të frekuentuara për jetën e natës në kryeqytet, ku 200 tifozë ultras të Feyenoord kanë përdorur shkopinj dhe gurë ndaj uniformave blu.Uniformat blu kanë ndërhyrë por tifozët e Feyenoord nuk u qetësuan, duke u nisur me shkopinj drejt zonës së stadiumit.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie. Policia ka shoqëruar 60 persona, 48 tifozë të  Romës 12 të Feyenoord. Vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme.

Report Tv ka raportuar live ngjarjen, ndërkohë që pati një moment shumë të rëndë kur një makinë policie u bë copa me gurë. Përplasje ka patur para Kryeministrisë te Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit', Drejtoria e Policisë së Tiranës, pranë rrugës 'Myslym Shyri' si dhe te Hotel 'Hilton', pranë 'Pallatit me Shigjeta' ku ndodhen të akomoduar lojtarët e Feynoord. 

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e  tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme. Policia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhunshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin.

Të pajisur me gur dhe sende të forta në duar, tifozët nga Rotterdam tentuan të shkojnë drejt atyre të Romës, pranë stadiumit 'Air Albania', por u ndaluan nga policia dhe u shpërndanë në disa lagje të kryeqytetit. Ndërkohë që ka pasur tensione edhe nga tifozët nga Italia. Ata kanë qenë te Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe janë përleshur me policinë. Situata është vënë nën kontroll ndërkohë që forcat e policisë janë në tërren, të mbështetura nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe homologët e tyre nga Holanda dhe Italia. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:14
Përplasjet me tifozët, policia: 10 efektivë të plagosur, 48 italianë dhe 12 holandezë të shoqëruar

1653424797_dhuna11.jpg

Policia ka sjellë njoftimin zyrtar pas përplasjes me efektivët e policisë. Policia njofton se 10 policë janë dëmtuar, janë shoqëruar 48 italianë dhe 12 holandezë.

“Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit "Air Albania" dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër. Shërbimet e Policisë kanë tentuar t'i ndalojnë në rrugën "Mustafa Matohiti", ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta. Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e  tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme. Policia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhunshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë, për të parandaluar shkatërrimin e pronës si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv që do të zhvillohet në "Air Albania". Dhe për këtë ka marrë të gjitha masat që parashikon ligji. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të mos provokohen nga individë apo grupe tifozësh që mund të jenë nën efektin e alkoolit dhe të njoftojnë menjëherë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo tentativë të prishjes së rendit dhe sigurisë”, njofton policia.

Ora 00:13
Përplasjet e dhunshme, 9 policë dhe 4 tifozë përfundojnë në spital, 3 italianë dhe 1 holandez

 

9 policë dhe 4 tifozë, 3 prej të cilëve italianë dhe 1 holandez kanë përfunduar në spital nga përplasjet e sotme të dhunshme në rrugët e Tiranës. Policët po kurohen në spitalin e Traumës.

Ora 23:37
Jo vetëm holandezët, përplasje me policinë edhe tifozët e Romës (VIDEO)

 

Në përplasjet me efektivët e policisë nuk janë përfshirë vetëm tifozët holandezë, por edhe ata të Romës. Në përplasjen tek ura pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë qenë tifozët e Romës, ndërsa në rrugën Mustafa Matohiti ishin të Holandës.

Ora 23:35
Tensionet, 2 autobusë me tifozë italianë do të kthehen mbrapsht, rreth 70 prej tyre

1653427432_Screenshot1.jpg

2 autobusë me rreth 70 tifozë italianë do të kthehen mbrapsht për në Itali. Ata po presin në port tu kthyer prej  tensioneve në Tiranë. Ata do të dëbohen për shkak se shkaktuar trazira.

Ora 23:21
VIDEOLAJM/ Përplasjet me policinë, ja si shpërndahen dhjetëra tifozët e Feyenoord në rrugët e Tiranës

 

Policia e Tiranës me FNSH po shpërndajnë tifozët e Feyenoord në Tiranë, ku gjendja në disa zona ka agravuar me përplasje mes tifozë e efektivëv. Report Tv sjell një video sesi shpërndahen tifozët holandezë.

Ora 23:19
Përplasjet me tifozët e Feyenoord, gjashtë policë të dëmtuar

1653424856_dhuna2.jpg

Deri tani kanë shkuar për ndihmë mjekësore të lënduar me shishe, gurë e shkopinj nga përplasjet me tifozët e Feyenoord, 6 punonjës policie të patrullës së përgjithshme dhe shqiponjave.

Ora 23:03
Tifozët holandezë sulmojnë autobusin me tifozët e Romës, shoqërohen nga policia (VIDEO)

Tifozët holandezë po përplasen me policinë në disa zona të Tiranës. Report Tv sjell video nga zona e ’21 dhjetorit’ pranë Inxhinierisë, ku tifozët holandezë kanë sulmuar një autobus me tifozët italianë. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar disa tifozë të Feyenoord. 

Ora 22:36
Gjendet një thikë në vendin ku tifozët shkatërruan makinën e policisë (VIDEO)

 

Në vendin ku u shkatërrua makina e policisë gjatë përplasjes së tifozëve është gjetur një thikë.

Ndërkohë në  vendngjarje ka mbërritur karotreci për te marrë makinën e dëmtuar.

Ora 22:34
Ka përplasje edhe pranë Hotel Hilton ku qëndron ekipi i Feyenoord

1653423130_Sequence03.01050207.Still018.jpg

Një tjetër përplasje raportohet në Tiranë. Pranë Hotel Hilton në kryeqyteti, ku është akomoduar ekipi i Feyenoord, pranë Pallatit me Shigjeta ka incidente.

Ora 22:18
VIDEO/Tifozët holandezë bëjnë copa makinën e policisë

 

Tifozët holandezë kanë shkatërruar një makinë policie gjatë incidenteve në Tiranë.

 

Ora 22:13
Tifozët holandezë vijojnë përplasjen me policinë, dëmtohet edhe një polic tjetër

 

Tifozët holandezë vijojnë përplasjen me efektivët e policisë pranë urës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Report Tv mëson se është dëmtuar edhe një tjetër polic.

Ora 21:52
Incidentet, policia fillon të shoqërojë tifozët problematikë (VIDEO)

 

Policia ka filluar të shoqërojë tifozët që kanë shkaktuar incidente në Tiranë.

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 25/05/2022 09:32

    Vagsj, ne jemi aq te pasur sa e lame gjith Tironen pa pune sot e paskemi problem te paguajme demet e tifozeve !

    Përgjigju
  • Hollandezi: 25/05/2022 08:21

    Kur ju thua njerezve ne shqiperi sa popull vari leshte jane hollandezet apo per cdo te huaj tjeter te hidhen ne qafe nuk ju besohet.. mendonje se me te keqe se shqiptaret nuk mundesi te kete ne bote. Tani ik pastroni shurren qe la rrugeve populli me kulture dhe i pasur Hollandez. Jane shkulur nga getot e Roterdamit ne Tirane dhe kane goje e flasin kunder shqiptareve ne Evrope.

    Përgjigju
  • moderni: 25/05/2022 06:56

    mbytini ne dru keta bq*ma se jan po ata qe na shajne neve ne vend te tyre.

    Përgjigju
  • Tifozi: 25/05/2022 06:31

    Kane te drejte tifozet, protrstojne per cmimet e larta te birrave.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 25/05/2022 04:39

    Një pyetje kisha, ai gazi lotsjellës vlen vetëm për shqiptarët? E kemi ekskluzivitet ne, për te huajt ka dalë i skaduar?

    Përgjigju
    • Gripi: 25/05/2022 08:20

      Normale, jep efekt vetem kundra insekteve hahahahaha. Keta tifoze jane td specializuar ne akte dhune. Bejne rremuje dhe shperndahen shpejt.....ku tua hedhin gazin, apo te hedhin neve prape se durojme hahahaha

  • Iris: 25/05/2022 01:56

    /VALIUM/,jam shume dakord me ju.Incidente kane per te ndodhur,por kur jane nen efektin e alkoolit shumefishohen.

    Përgjigju
  • Lloji: 25/05/2022 01:48

    Policia duhet te jete vigjilente sepse nuk eshte nje “fushate turizmi” eshte nje turizem por me rivalitet te eger ndaj njeri-tjetrit qe dmth shteti nuk duhet te lejoje ngjarje te tmerrshme, nuk ka vend per ne pamvarsisht dashamiresise e mikpritjes, jane me te dhunshem se futboll-fans veshtire te gjesh…. Prandaj ndegjoj muzike…….smile

    Përgjigju
  • Ume: 25/05/2022 00:43

    Keto jane ngjarje minore per ndeshje te tilla dhe qe ndodhin cdo fundjave neper Evrope. Ne ndeshjen me Marsejen u be 100 here me keqe mes tifozave. Nejse, mu be qejfi shume qe me ne fund edhe njerezit naive e budallenj ne Tirane po shohin fytyren e vertet te hollandezve me kulture te lashte qe pijne si derra, dhjesin e shurrosin si derrat neper rruge dhe duhen te behen 200 veta bashke te bejne sherr si kope huliganesh e barbonesh. Merreni o policia futini neper autobuza e i lini ne Kamez,Lac e Mamurras te vijne ne kembe ne Rinas.

    Përgjigju
  • Xhehneti: 25/05/2022 00:25

    Po merr hakun Klodian Rasha

    Përgjigju
  • Alibi: 25/05/2022 00:10

    Kjo ashte fillimi, por ca do nollin kush do humin? Kurse policija shqiptare nuk ka kushte mish per top.

    Përgjigju
  • Valium: 25/05/2022 00:04

    Mos Ju jepni me birra se Deri neser edhe pak edhe keto nuk dine pastaj ku kane lene kepucet! Çfarë të bën alkooli! Duhet të organizoje policia e gjitha bashkive pra polic bashkiak të 36 rretheve se nuk ka shans nese nis keshtu po neser kur ka plot 20,000 të tille !

    Përgjigju
  • Fshati: 25/05/2022 00:03

    Nuk jane te gjithe si Klodjan Rasha.

    Përgjigju
  • Dajaku: 24/05/2022 23:55

    Shtrijeni krahun mire policia, ta marrin vesh drogaxhinjte e Holandes e te Italise qe ketu nuk ka “ gjej shesh e bej pershesh “! Bejini copa me shkop gome!

    Përgjigju
  • Boni: 24/05/2022 23:40

    Nxirrni Veliajn dhe Ramen. Qe te merret me kete pune se na cane koken me pordhe jo ndeshja jo evropa. Rama po te doje mund te angazhoje edhe forcat speciale te Tom Doshit....

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/05/2022 23:34

    Ku ështé Lali Eri athua

    Përgjigju
  • Arbërori: 24/05/2022 23:34

    Hahahaha ku ështé Lali Eri që ti ndaloi…

    Përgjigju
    • Kaleshi: 24/05/2022 23:49

      Nga mbrapa eke bre.

  • Loku: 24/05/2022 23:29

    Shkepini ne drru gomeret e hollandes

    Përgjigju
  • Erl: 24/05/2022 23:05

    Ku është ai holandezi që dërdëlliste sot për integrimin e Shqipërisë në BE ti shohë horrat e vendit të tij se ç'po bëjnë në vendin tonë. Kanë gojë dhe flasin për shqiptarët. Turp!

    Përgjigju
  • Tutu: 24/05/2022 23:02

    Shifni mire se mos jane ultrasit e Sales … te maskuar si tifoze holandeze…

    Përgjigju
    • Saliu: 25/05/2022 04:38

      Ai e ka fajin...

    • Lol: 24/05/2022 23:47

      Hahahaa

  • Alb: 24/05/2022 22:30

    Ti behet thirrje kush ka hatermbetje me policine te dali ti fusi ndonje dajak me ket rast se shqiptaret jan vetem per gjera paqesore.

    Përgjigju
    • @Alb: 25/05/2022 00:27

      Për gjëra paqësore apo për gjëra gojore?

  • Vagsj: 24/05/2022 22:25

    Ue, cfare kryeqendre. Kush do paguaje demet e ketyre derrave? Pse u desh te vullnetarizohej Shqiperia per mbajtjen e keture derrave? Duke ditur b*thzgjuarsine e qeverise Rama me ne krye Edvin charin besoj qe fatura e demeve do ti kaloje buxhetit te shtetit Shqiptar dhe taksapaguesit shqiptar. O police, i morret rrogat e prapambetura qe perlesheni me gomeret e hollandes vetem qe lali eri dhe edvin chari te mburren pak para televizioneve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior