Incidenti në Eurovizion, The Times: Shqiptari i rrëmben mikrofonin këngëtares britanike

Incidenti në Eurovizion, The Times: Shqiptari i rrëmben mikrofonin këngëtares britanike

Momenti kur Kostandin Bouki futet në skenën e Eurovizion

Të shtunën u zhvillua mbrëmja finale e Eurovizion 2018 në Lisbonë, ku pjesëmarrës ishin edhe 3 shqiptarë. Mes tyre Eugent Bushpepa përfaqësonte Shqipërinë dhe u rëndit i 11

Por një incident i pakëndshëm ka ndodhur në momentin kur këngëtarja britanike SueRie po performonte. Sipas The Times personi i cili u fut në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin është një shqiptar që jeton në Londër dhe ka një sulm kundër BBC. SuRie, 29 vjeçe, vendosi të mos përsërisë performancën e saj, por në mënyrë profesionale e suportoi incidentin dhe rifilloi këngën.

Kostandin Bouki, 30 vjeç u arrestua nga autoritetet dhe pritet të dalë para gjykatës në Lisbonë sot.

Ky është rasti i dytë ku shqiptari, sipas The Times që e përsërit të njëjtin veprim të tij, pasi ende është në proces gjyqësor në Londër për ndërprerje të një tjetër transmetimi televiziv.

Vitin e kaluar në finalen e drejtëpërdrejtë të shfaqjes së talenteve të ITV-së, “The Voice” 30 vjeçari ndërhyri duke shkaktuar një ndërprerje para se ai të nxirrej jashtë nga sigurimi.

Ai mbante të njëjtën shami në kokë në të gjitha rastet e sulmit, ku duket që është flamuri shqiptar.

Në momentin kur Bouki hy në skenë ai ka bërtitur “Nazitët e mediave në Mbretërinë e Bashkuar, ne kërkojmë liri.”

Pas ngjarjes SuRie, emri i vërtetë i të cilit është Susanna Marie Cork, postoi në Twitter-in e saj: Epo, gjithmonë kam thënë se çdo gjë mund të ndodhë në Eurovizion.


(Shkrimi i The Times për incidentin në Eurovizion)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 14/05/2018 10:58

    sipas te dhenave mund te jet nga klane dashakeqese ,,,buqi ,,keta jan me pasaporta greke te gjith ,,,agimi i arte nuk e pertryp dot vrullin e Shqiperis dhe mundohet me cdo mjet te nxij emrin TONË

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën