Incidenti në ndeshjen e Polonisë në 'Air Albania', Shqipëria ndëshkohet me 150 mijë franga dhe ndeshja me Andorën do të luhet pa tifozë! FSHF: Do e ankimojmë
Momenti kur futbollistët e Polonisë qëllohen me shishe në stadiumin 'Air Albania'
TIRANË- Incidenti gjatë ndeshjes me Poloninë, ku tifozët e kombëtares hodhën shishe uji ndaj futbollistëve polakë, do t’i kushtojë Federatës Shqiptare të Futbollit 150 mijë franga dhe ndeshje pa tifozë me Andorrën.
Në një njoftim për mediat, Presidenti i FSHF Armando Duka ka shprehur keqardhje për ndëshkimin, ndërsa premton se do të marrë masa që incidente të tilla të mos përsëriten. Po ashtu, ai bëri të ditur se Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.
"Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium.
Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve. FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare. Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara", njofton FSHF.
Incidentet ndodhën gjatë ndeshjes së 12 tetorit me Poloninë, në stadiumin “Air Albania”, ku pas golit të shënuar nga kundërshtarët, tifozët shqiptarë hodhën shishe uji në fushë, duke çuar në ndërprerjen e lojës. Ndeshja u mbyll në rezultatin 1-0 për skuadrën polake.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
73.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1078
Lajme të tjera
-
U17/ Shqipëria fiton me përmbysje, mposht Slloveninë në udhëtim
18 Prill, 16:47
-
Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit
18 Prill, 10:05
-
U-21/ Sherri në Erzeni-Partizani, 4 futbollistë në hetim! Burime: Lojtarët lanë spitalin pas mjekimit
17 Prill, 13:38
-
VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit! Dy futbollistë në spital, 20 në polici
16 Prill, 16:30
-
20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë
16 Prill, 15:37
-
Renditja/ Bylis mposht 3-2 Korabin dhe rikthehet në Superligë, fitojnë edhe Luzi me Tomorin
13 Prill, 17:18
-
Disiplina 30 vendime në një ditë, dënohet 40 përqind e Superligës! Dhunë dhe kërcënime te moshat
13 Prill, 09:56
-
Çmime si në ndeshjet e Kombëtares, FSHF nxjerr në shitje biletat e 'Final 4' më shumë se një muaj para! Biznes me Superligën
11 Prill, 20:51
-
Skema 'Final 4' në Superligë, FSHF përcakton datat për gjysmëfinalet dhe finalet
11 Prill, 15:26
-
Në dy ditë dhe orare të ndryshme, agjenda e Superligës! Spikat Egnatia - Partizani
10 Prill, 16:13
-
Euro 25/ Kombëtarja e vajzave fiton 2-0 kundër Estonisë, siguron tri pikët e para
9 Prill, 22:11
-
Euro U-19/ Shqipëria e vajzave mundet nga Skocia
9 Prill, 18:27
Tu rrite paga dhe pesionistve qe nuk ju mjaftiojn lek qe mar ..ato lek jan vetem per ilace po per te ngren per te paguar uji drita ...nuk duan ata
Përgjigju