Incidenti në 'Air Albania', FSHF: Polakët na provokuan! Nuk duhet të përsëritet më, ekspertë të UEFA në Tiranë për monitorim

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka reaguar në lidhje me incidentit  që u regjistrua gjatë ndeshjes me Poloninë, ku tifozët tanë hodhën në fushë shishe e sende të ndryshme, duke theksuar se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më. FSHF bën thirrje për kujdes, teksa thekson se ekspertë të UEFA-s do të vijnë në Tiranë për monitorim.

"Federata Shqiptare e Futbollit ishte duke punuar prej muajsh me UEFA-n në lidhje me një aktivitet të rëndësishëm përsa i përket sigurisë në stadiume, edhe në kuadër të finales së Conference League që do të organizojmë në 25 maj 2022. Pas ngjarjeve në ndeshjen me Poloninë ky aktivitet bëhet edhe më emergjent, në mënyrë që të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në të tilla çështje të bëjmë më të mirën për organizimin e një ndeshjeje. Ekspertët e UEFA-s do të jenë këtu për të ndjekur disa ndeshje të Abissnet Superiores dhe kryesisht derbit ku ka prani më të madhe tifozësh, për të strukturuar në mënyrë perfekte organizimin për të tilla ndeshje", thuhet në reagim.

Për incidentin FSHF shprehet se ishte një ngjarje që nuk nderon as kombëtaren e as tifozët tanë, por thekson se këta të fundit nuk janë të dhunshëm. Sipas FSHF, tifozët tanë u provokuan në mënyrë të vazhdueshme nga ana e tifozëve polakë që kanë goditur për gati 2 orë tifozët në dy tribuna. FSH përmend edhe faktin se tifozët polakë njihen për të tilla sjellje agresive, duke përmendur se ata kanë qenë në Wembley në ndeshjen Angli-Hungari dhe kanë pasur përplasje të shumta me tifozë vendas dhe policinë vendase.

"Ne jemi të vetëdijshëm se incidentet e të martës në mbrëmje nuk na nderojnë. Duhet të nxjerrim të gjithë mësime përsa na përket si organizatorë. Kishim 22 mijë tifozë të shkëlqyer dhe vetëm dhjetëra individë na njollosin gjithçka të mirë që skuadra ka bërë deri më tani. Një gjë është shumë e qartë: Ne nuk kemi tifozë të dhunshëm, nuk kemi një historik të tifozëve problematik, përkundrazi sjellja e shkëlqyer dhe mbështetja që tifozët tanë japin në ndeshjet dhe jashtë fushe është bërë objekt krenarie për ne. Ngjarjet e djeshme janë pasojë e një provokimi të vazhdueshëm, dhe një sjelljeje shumë agresive nga ana e tifozëve polak që kanë goditur për gati 2 orë tifozët tanë në dy tribuna. Tifozët polak njihen për të tilla sjellje dhe prej ditësh të gjithë autoritetet e përfshira në ndeshje kanë bërë maksimumin për të parandaluar ngjarje më të rënda. Nuk duhet të harrojmë se në të njëjtën orë me ndeshjen tonë në “Air Albania” Stadium, tifozë polak kanë qenë në Wembley në ndeshjen Angli-Hungari dhe kanë pasur përplasje të shumta me tifozë vendas dhe policinë vendase. Ne nuk i shmangemi përgjegjësive tona, i njohim ato, por duhet të jemi gjithmonë pranë të vërtetës, sepse vetëm ajo na shërben për të ecur para. Në asnjë moment, askush, nuk duhet të drejtojë gishtin e akuzës dhe të shpallë fajtorë, por së bashku duhet të reflektojmë dhe të përmirësojmë punën tonë", shprehet FSHF.

Më tej në reagim theksohet se FSHF do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë dhe shton se kanë nisur punën së bashku me autoritetet përkatëse për të rritur kapacitetet organizative.

Tifozët shqiptarë qëlluan me shishesh futbollistët e Polonisë pasi këto të fundit shënuan gol ndaj kombëtares duke kaluar ndeshjen në avantazh Për pasojë, loja u ndërpre për disa minuta për të rifilluar sërish.

Reagimi i plotë FSHF:

Të martën patëm mundësi të shijonim një ndeshje, e cila nuk pati rezultatin që të gjithë do dëshironim të kishim. Të gjithë shqiptarët ishin me sy nga djemtë e Kombëtares tonë, që kanë zhvilluar një edicion të shkëlqyer deri më tani. Rezultati nuk ishte në favorin tonë, por ne dhamë gjithçka në fushën e lojës. Fati dhe mungesat e shumta që kishim ndaj Polonisë janë faktorë, që nuk duhet t’i harrojmë në asnjë moment. Futbolli i ka të gjitha rezultatet brenda, por ne duhet të jemi krenar me këtë skuadër, e cila na ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme. Trajneri Reja dhe e gjithë skuadra duhet të jenë gjithashtu krenarë për çfarë kanë bërë deri më tani dhe të vazhdojnë punën për të çuar përpara projektin e nisur, për të bërë realitet objektivat e dëshirat e të gjithë shqiptarëve për rikthimin në Kampionatin Europian dhe pjesëmarrjen në një Kampionat Botëror.

Ndeshja na shfaqi gjithashtu disa probleme të rënda, që duhet zgjidhur dhe adresuar sa më parë. Incidente që nuk na nderojnë aspak ne, Shqipërinë dhe tifozët e saj të mrekullueshëm.

Federata Shqiptare e Futbollit ishte duke punuar prej muajsh me UEFA-n në lidhje me një aktivitet të rëndësishëm përsa i përket sigurisë në stadiume, edhe në kuadër të finales së Conference League që do të organizojmë në 25 maj 2022. Pas ngjarjeve në ndeshjen me Poloninë ky aktivitet bëhet edhe më emergjent, në mënyrë që të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në të tilla çështje të bëjmë më të mirën për organizimin e një ndeshjeje.

Ekspertët e UEFA-s do të jenë këtu për të ndjekur disa ndeshje të Abissnet Superiores dhe kryesisht derbit ku ka prani më të madhe tifozësh, për të strukturuar në mënyrë perfekte organizimin për të tilla ndeshje.

Ne jemi të vetëdijshëm se incidentet e të martës në mbrëmje nuk na nderojnë. Duhet të nxjerrim të gjithë mësime përsa na përket si organizatorë. Kishim 22 mijë tifozë të shkëlqyer dhe vetëm dhjetëra individë na njollosin gjithçka të mirë që skuadra ka bërë deri më tani.

Një gjë është shumë e qartë: Ne nuk kemi tifozë të dhunshëm, nuk kemi një historik të tifozëve problematik, përkundrazi sjellja e shkëlqyer dhe mbështetja që tifozët tanë japin në ndeshjet dhe jashtë fushe është bërë objekt krenarie për ne.

Ngjarjet e djeshme janë pasojë e një provokimi të vazhdueshëm, dhe një sjelljeje shumë agresive nga ana e tifozëve polak që kanë goditur për gati 2 orë tifozët tanë në dy tribuna. Tifozët polak njihen për të tilla sjellje dhe prej ditësh të gjithë autoritetet e përfshira në ndeshje kanë bërë maksimumin për të parandaluar ngjarje më të rënda.

Nuk duhet të harrojmë se në të njëjtën orë me ndeshjen tonë në “Air Albania” Stadium, tifozë polak kanë qenë në Wembley në ndeshjen Angli-Hungari dhe kanë pasur përplasje të shumta me tifozë vendas dhe policinë vendase. Ne nuk i shmangemi përgjegjësive tona, i njohim ato, por duhet të jemi gjithmonë pranë të vërtetës, sepse vetëm ajo na shërben për të ecur para. Në asnjë moment, askush, nuk duhet të drejtojë gishtin e akuzës dhe të shpallë fajtorë, por së bashku duhet të reflektojmë dhe të përmirësojmë punën tonë.

Ne të parët, si dhe të gjithë aktorët e tjerë që kanë përgjegjësi për organizime të këtij niveli. E kemi të qartë se sa më shumë rritemi e bëhemi konkurrent, sa më shumë na besohet organizimi i aktivitete prestigjioze europiane, aq më e vështirë bëhet organizimi në perfeksion. Kjo është arsyeja që kemi nisur punën së bashku me autoritetet përkatëse për të rritur kapacitetet tona organizative. Shqipëria është një realitet tashmë në futbollin europian dhe ne duhet t’i përshtatemi këtij realiteti të ri. Nuk kemi mundësi të zgjedhim.

Në përditësim...

 

 

VIDEO- Tifozat polak duke hedhur sende drejt tifozerise shqiptare

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/10/2021 02:37

    Ja te pranojme qe u provokuat,por ama shishet i hodhet ju.Ne rast se polaket hedhin gurin dhe fshehin doren,sic pretendon /PJETRR/,atehere a nuk duhet te kishte kamera qe monitoronin spektatoret dhe xhirimet t'i shfaqeshin komisionit hetimor te FIFA-s,qe te mos penalizoheni padrejtesisht?Gjithashtu me terhoqi vemendjen nje fjali ne deklaraten e FSHF:C'pune kishin polaket ne ndeshjen Hungari-Angli dhe perse u zune?

    Përgjigju
  • Pjetrr: 14/10/2021 12:23

    Kuksi ne mos gaboj,luajti ne Tirane me nje skuaded polake,ne Qemal Stafa, Legia Varshava,ndodhi e njejta gje e kukdi humbi 3-0 ne tavoline.Polaket hodhen sende si ne fushe edhe ne pjesen tjeter te stadiumit,dhe futbollistet polake bene si te vdekur. Me shume duket si strategji polake,e organizuar mire, e njejta gje ndodhi ne Aur Albania,edhe Fifa Uefa vazhdojne te mos marrin parasysh,sepse vendi organizativ ne kete rast e ha.Une mendoj,me qe tifozeria polake,kishte eksperience te keqe ne Shqiperi,duheshin kontrolluar edhe fijet e flokut,organizim i rrepte,hyrje ne stafium 3- 4 ore me pare se te tjeret,monitorim nga forcat e rendit,e ne qofte se kishte protesta nga ana polake,vesh te shurdhet,e presion te vazhdueshem,reagimeve te dhuneshme,me dajak e arrestime,si bejne te tjeret per te bere kontrast tifozeve problematike,perndryshe,do biem ne çark gjithnje nga keto lloj provokimesh.

    Përgjigju
  • redi: 14/10/2021 11:20

    Dhuna ne stadiume eshte e papranueshme ,por raste te jashtzakonshme sic ishte sjellja e tifozeve polak solli reagimin e kuq e zinjve me te drejte .Kush te lejon te vish ne shtepine e tjetrit dhe te besh gjurudhdi ?Qoft e fubdit por UEFa si organ qendror i futbollit europian duhet te shikoj shkakun pastaj pasojen.Eshte ligj i dialejtikes qe nuk mohiet kurre !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023