Incidenti sot në Kuvend/ Rama: Na turpëroi budallai me shiringë në dorë (VIDEO)

Incidenti sot në Kuvend/ Rama: Na turpëroi budallai me shiringë në dorë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit sot në Kuvend duke e cilësuar si turp për Shqipërinë në sytë e botës në një ditë shumë të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë. Kreu i qeverisë thotë se kjo është një opozitë e zhurmshme dhe e lodhshme që nuk do të bëhet kurrë shumicë.

"Nuk ka rrezik më të madh për botën se budallallëku i vetëdijshëm, dëmton shumë, aq më tepër kur gëzon mandat. Në rastin tonë ky problem është më i madh, pasi budallai është një njeri me shiringë në dorë që e hedh bojë. Nuk është një por dy parti që e kanë kthyer me vetëdije budallallëkun në një platformë që secili përpiqet që të kërcejë sa më lart.

Kjo është e komplikuar, jo punë grushtesh dhe shkelmash. Ky është një lloj i veçantë budallai, palo budallai. Sot ishte dita kur shqiptarët e Maqedonisë i kishin sytë të Kuvendi, pasi do të votohej për Maqedoninë në NATO. Mirëpo për fatin më të keq, kjo u bë dita e budallait shembullor. Sot ishte dita e Arbën Xhaferit dhe të gjithë atyre që luftuan me pasion të madh për flamurin, historinë edhe të drejtat e shqiptarëve dhe sot jetojnë përmes veprës së tyre, por u bë dita e budallallëkut të opozitës, që ofendoi kryetarin shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë.

Sot një katran me bojë i vuri vulën një tjetër shfaqe turpruese. Asnjë armik i marrëveshjes së Ohrit, apo shqiptarëve dhe gjuhës shqipe dhe këtij kombi nuk do ta katranoste dot më keq sot imazhin e Shqipërisë. Si të mos mjaftonte budallai me shiringë në dorë, ia beu dhe boja vetë që tha se shiringa ishte stilograf. Ata nuk e kanë me mua, e kanë me ju. Durimi nuk më humbet veçse më kalit. Këta janë të zhurmshëm, por edhe të lodhshëm, por do të mbeten një pakicë që shumicë nuk do të bëhen. Kjo është një luftë që vijon dhe mes mavrisë me bojë dhe Shqipërisë" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardjan: 14/02/2019 22:50

    Keqardhje! Dhimbje! Zhgënjim!

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 14/02/2019 21:37

    Mendoj se Pa**qja dha nje sinjal se si do te sillet opozita me 16 shkurt ne Tirane prandaj kini mendjen!

    Përgjigju
  • Ops: 14/02/2019 21:22

    Ju jeni me keq se budallai , ju jeni psikopat hajdut

    Përgjigju
  • xXx: 14/02/2019 20:05

    Vazhdo me PPP-të ti lëre budallain...Po pse s'ju merr them unë të shpëtoj një popull i tërë...E ke bërë këtë vend më rrumpall se rrumpalla...

    Përgjigju
  • Mirditor: 14/02/2019 19:11

    Je kryeministri i Shqiperise je i nderu. Vazho punen se je i vetmi që po punon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik