Indeksi i Demokracisë, Basha: Shqipëria një hap larg autoritarizmit, shkak edhe paketa anti-shpifje

Indeksi i Demokracisë, Basha: Shqipëria një hap larg autoritarizmit, shkak edhe paketa anti-shpifje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke komentuar raportin mbi Indeksin e Demokracisë shprehet se shkak i përkeqësimit të Shqipërisë në renditje janë bërë nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes.

"Indeksi i Demokracisë e klasifikon Shqipërinë  regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.

‪Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku ka katandisur kjo qeverisje vendin" shkruan Basha.

Dje u publikua edhe raporti i Transparency International, ku Shqipëria humbi 7 vende në vitin 2019, nga renditja e matjes së shkallës së korrupsionit në botë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDARI: 24/01/2020 15:07

    Po si të ket demokraci o shal ngjit lylzim kur ti vazhdon e je i lir për vjedhjet e krimet që ke bër ti o shal ngjit. Demokracia vjen kur ti shkon në burg o vemje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot