Indi/ Hapet kopshti zoologjik më i madh në botë

Indi/ Hapet kopshti zoologjik më i madh në botë

Kopshti Zoologjik në Indi

Anant Ambani, djali më i vogël i miliarderit indian Mukesh Ambani ka prezantuar një projekt ambicioz të ruajtjes së kafshëve të egëra, i cili do të bëhet kopshti zoologjik dhe qendra më e madhe e rehabilitimit në botë, shkruan timesofindia.com.

I quajtur ‘Vantara’, që do të thotë ‘Ylli i Pyllit’, kjo nismë ambicioze  përfshin 3 000 hektarë brenda kompleksit të rafinerisë ‘’Jamnagar të Reliance’’.

E hapur më 26 shkurt 2024, Vantara përmban objekte të specializuara për elefantët dhe akomodim modern për një sërë kafshësh, duke përfshirë leopardët, luanët, krokodilët dhe tigrat.

Përveç ambienteve të projektuara me përpikëri për kafshët, objekti përfshin pishina hidroterapie, si dhe një vaskë të gjerë hidromasazhi për elefantët.

‘’Vantara’’ synon të bashkëpunojë me Autoritetin e Kopshtit Zoologjik të Indisë dhe organizata të tjera përkatëse qeveritare për të përmirësuar të gjitha 150 kopshtet zoologjike të Indisë si dhe ndërtimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës për kujdesin e kafshëve.

Projekti ambicioz i ruajtjes së kafshëve të egra aspiron të shpëtojë dhe rehabilitojë kafshët globalisht dhe shtrihet në 3 000 hektarë. Spitali dhe qendra e kërkimit mjekësor do të ofrojë shërbime të avancuara si MRI, rreze X, kujdes intensiv, skanim CT, skalues ​​dentarë, endoskopi, litotripsi, dializë, ultratinguj dhe video-konferenca për operacione.

“Ajo që filloi si një pasion për mua në moshë të re, tani është bërë një mision. Ne fokusohemi në mbrojtjen e specieve vendase të Indisë që janë në rrezik zhdukjeje. Ne duam gjithashtu të rivendosim habitatet jetësore dhe të adresojë kërcënimet urgjente për speciet dhe ta bëjë ‘’Vantara’’ një program të avancuar të ruajtjes”, theksoi Ambani.

Vantara thuhet se ka shpëtuar dhe mbrojtur mbi 2 000 kafshë të 43 llojeve nga kushtet e shfrytëzimit. Një staf i përkushtuar prej 2 100 vetash vazhdon të sigurojë strehim për kafshët në nevojë.

“Vantara është një kombinim i vlerës së lashtë etike të dhembshurisë me përsosmërinë e profesionalizmit modern shkencor dhe teknologjik. Për ta bërë këtë kam marrë frymëzim nga nëna ime. Në fenë hindu thuhet se kafshët janë të dashura për perënditë”, theksoi ai./ atsh

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zbardhen dëshmitë në gjyq, botuesi: Si përpoqa ta ndihmoja ish-Presidentin të fitonte zgjedhjet në vitin 2016

Zbardhen dëshmitë në gjyq, botuesi: Si përpoqa ta ndihmoja ish-Presidentin të fitonte zgjedhjet në vitin 2016