India rekord global për raste të reja të COVID-19, përballet me mungesa të theksuar të oksigjenit

India ka raportuar numrin më të lartë ditor të të infektuarve me COVID-19 në botë që nga fillimi i pandemisë , gjithsej 314,835 raste të reja. Vendi me 1.3 miliardë banorë është bërë tanimë epiqendra e pandemisë.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 2.104 viktima, shifër kjo më e larta deri më tani dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në rreth 16 milionë.

Sistemi shëndetësor i Indisë është mbingarkuar dhe autoritetet kanë frikë se situata do të përkeqësohet edhe për shkak të mungesës së pajisjeve të oksigjenit.

Stafi shëndetësor dhe qytetarët shprehen se nuk ishin gati dhe prandaj vendi është zhytur në krizë të plotë. Mijëra qytetarë presin të pashpresë në hyrje të spitaleve, për të siguruar shërbimin për familjarët e tyre dhe nëse janë me fat të marrin trajtimin me oksigjenin, i cili ë në mungesë të theksuar.

Disa qytete të mëdha po raportojnë numër shumë më të madh të djegies dhe varrosjeve së viktimave sesa shifrat zyrtare të COVID-19.

India ka parë një rritje të shpejtë të rasteve gjatë muajit të kaluar, nxitur nga protokollet e sigurisë së dobët dhe mbajtja e një festivali të shenjtë i ndjekur nga milionave qytetarë dhe shfaqja e varianteve të shumta të virusit, duke përfshirë një lloj "mutant të dyfishtë". Ky lloj mutacioni është zbuluar në 61% të mostrave të testuara në Maharashtra.

Edhe pse gjendja është e tejet e vështirë në vend, partitë politike nuk kanë ndaluar fushata elektorale për votimet e së enjtes.

Instituti Serum i Indisë, i cili prodhon vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19, tha se nuk do të jetë në gjendje të rrisë prodhimin mujor në 100 milionë doza deri në muajin korrik, duke shkaktuar po ashtu vonesa në vaksinimin në Indi.

Vendet e varfëra, si dhe disa kombe të pasura, po mbështeten te Serumi për furnizimet e vaksinës AstraZeneca. Por muajin e kaluar, India filloi të kufizonte eksportet për t'i dhënë përparësi nevojave të brendshme.

 

 

S.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përmirësimi i situatës nga COVID-19, a mendoni se duhet të lehtësohen masat kufizuese?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Koronavirusi, shkon në mbi 650 mijë numri i vaksinimeve të kryera, Manastirliu: Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve