Infantino: Nëse ka rrezik nuk luhet, futbolli jo prioritet (VIDEO)

FIFA nuk vendos limite për sezonin aktual të ndërprerë për shkak të koronavirusit as për merkaton por sqaron:” Futbolli në këtë moment nuk është prioritet dhe nuk duhet t’i bëhet presion askujt. Nëse ka edhe një rrezik të vogël nuk do të luhet futboll dhe do të presim gjithë kohën e nevojshme”. Këto kanë qenë fjalët e Presidentit të FIFA-s Gianni Infantino gjatë një komunikimi në instagram me brazilianin Ronaldo.

Numri një i futbollit botëror është i trishtuar edhe për situatën në sistemin shëndetësor:” Ka njerëz që po vuajnë dhe njerëz që po vdesin dhe po shohim që ka ende shumë njerëz që nuk e kuptojnë situatën. Në Itali duket se rastet po ulen pasi janë marrë masat e duhura dhe mjekët janë heronjtë e vërtetë pasi kjo është një luftë” nënvizon Infantino që më pas rikthehet të flasë për futboll duke thënë se prioritet është shëndeti i njerëzve të futbollit:” Për herë të parë futbolli nuk është prioritet. Kjo është e trishtë por është ekzaktësisht kështu. Futbolli do rikthehet kur të jetë e mundur , ndoshta në korrik apo edhe në gusht” e mbyll Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino. Kjo do të thotë se plani është që sezoni të mbyllet edhe nëse duhet të luhet gjatë gjithë verës.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh