Infarkti i miokardit, simptomat
e shfaqjes së sëmundjes

Infarkti i miokardit, simptomat<br />e shfaqjes së sëmundjes
Shpesh simptoma të cilat në dukje mund të duken shumë të thjeshta mund të jenë treguesit e parë të një infarkti që mund t’i marrin edhe jetën pacientit nëse neglizhohet. Infarkti i miokardit mund të shkaktoj një sulm në zemrën e pacientëve, duke qenë i maskuar mes simptomave të tilla si djersitja, ftohja e lëkurës apo edhe ngjashmërisë me një grip të zakonshëm.

Çështë infarkti i miokardit?
Ky është infarkti i një  nekroze të një  pjese më  të  vogël ose më  të  madhe të  muskulit të zemrës,  e  shfaqur për  shkak të  furnizimit të  pamjaftueshëm me gjak. Shkaktari më i shpeshtë i shfaqjes së këtij kanceri është  mbyllja e ndonjërës prej arterieve koronare nga ndonjë  koagul gjaku. Zemra  është  një  muskul  njësoj si  gjithë  muskujt e tjerë  të trupit. Arteriet e furnizojnë  zemrën me gjak  të  pasur me oksigjen, në  mënyrë  që  ajo të  tkurret dhe ta hedhë  gjakun në  pjesën  tjetër  të trupit. Kur muskuli i zemrës  nuk  furnizohet  me  sasinë  e duhur  të  oksigjenit, funksioni i saj ulet. Kur muskuli i zemrës  nuk  merr  oksigjen  ai  fillon  të “vdesë”.

Si mund ta kuptojmë dhe cilat janë format e shfaqes së infarktit të miokardit?
Përgjithsisht simptomat e shfaqes së këtij infarkti janë dhimbja e  kraharorit e shoqëruar  me  vështirësi  në  frymëmarrje. Djersitje profuse ose e tepruar dhe të përziera. Dhimbja e kraharorit mund të përshkruhet  si shtrëngim, rëndim, presion ose si dhimbje tipike. Por disa herë  pacientët nuk i kanë këto shenja tipike.

Ja cilat janë shenjat e tjera të shfaqes së infarktit të miokardit:
Vështirësi në tretjen e ushqimeve. Dhimbje e nofullës  së  poshtme. Dhimbje e lokalizuar vetëm në supe ose në krah, ndonjëherë edhe të vjella. Por në disa raste pacienti mund  të  përjetoj  Infarktin e Miokardit,  me  simptoma fare minimale. Tek gjinia femër edhe tek të moshuarit,  shenjat e këtij infarkti mund  të  jenë jo tipike ose të lehta. Në këto  raste ata paraqesin lodhje të tepërt edhe dobësi.

Sulmi në zemër  maskohet në grip, djersitje, lëkura e ftohtë, plogështi, të cilat mund të të ngatërrojnë me një grip. Madje dhe ndjenja e presionit apo dhimbjeve në gjoks janë shenja tipike të sulmit në  zemër. Por në shenjat paralajmëruese të këtij infarkti mund të jenë edhe dhimbjet dhe enjtjet në shputat e këmbëve. Nga kraharori, dhimbja mund të përhapet edhe në  qafë, nofull, supe ose kurriz dhe shoqërohet me vështirësi në   frymëmarrje ,të përziera dhe djersë.

Si mund ta parandalojmë këtë infarkt:
Askush prej nesh nuk ka në dorë tiparet genetike dhe sëmundjet e  trashëguara. Por ajo që ne mund të mënjanojmë, është parandalimi i faktorëve dhe riskut për sëmundjet kardiake të cilat përfshijnë: Kufizimi i duhan-pirjes. Marrja çdo natë e 100 mg aspirinë. Kontrolli i vazhdueshëm i tensionit arterial, diabetit dhe kolesterolit.Aktiviteti i vazhdueshëm dhe ushtrimet fizike.

Mënyra e diagnostikimit të infarktit të miokardit:
Te pacientët që përjetojnë dhimbje të kraharorit, diagnoza e sëmundjes dhe trajtimi i saj bëhen në mënyrë të njëkohëshme. Fillimisht pyetet i sëmuri për momentet kur ka filluar të ndjejë dhimbje? Si u përhap dhimbja? Kjo dhimbje i shtohet në qetësi apo aktivitet fizik? Ka apo s’ka vështirësi   në   frymëmarrje? Ka të përziera? Ka djersitje difuze? Anamneza mjekësore përfshin  edhe faktorët e riskut siç janë: duhanpirja, diabeti, hipertensioni arterial, kolesteroli i rritur, familjarë të tjerë me probleme zemre,probleme me enët e gjakut.

Si arrihet të bëhet dallimi midis anginës së qëndrueshme dhe asaj të paqëndrueshme:
Angina(dhimbja)e qëndrueshme është e paparashikueshme. Ajo mund të shfaqet gjatë ngjitjes së shkallëve ose edhe në ecje e sipër kur pacienti qetësohet menjëherë pasi pushon. Angina(dhimbja)e paqëndrueshme mund  të  shfaqet  pa  paralajmërim, atëherë kur trupi është në qetësi dhe kur  pacienti nuk  ka stres. Simptomat anginale janë  dhe si  pasojë  e ngushtimit të arteries koronare. Dhimbja e kraharorit ka dhe shkaqe të  tjera siç janë: gastriti, trompozë në mushkëri, pneumonia dhe refluksi i stomakut.

Ekzaminimet  që  duhen bërë  janë :
-Ekzaminimi fizik
-Elektrokardiograma
-Eko e zemrës
-Prova e biçikletës

Kur duhet të kërkohet ndihmë mjekësore
Dhimbja e gjoksit përbën një  urgjencë  mjekësore. Përveç  infarktit të miokardit, ka dhe çarje të aortës ose probleme të  mushkërisë. Nëse  mendoni se po përjetoni një infarkt të tillë duhet të merrni menjëherë  një tabletë aspirinë 100 mg. Shumë   pacientë   humbin  jetën  përpara  se të  kërkojnë  ndihmë  mjekësore. Kjo ndodh për arsye se ata i injorojnë  simptomat që përmendëm më sipër thjesht nga  frika se mos ndodh diçka e keqe.

Shkrimi u publikua sot (09.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet