Infektim masiv me COVID-19, mbyllet kampionati në Maqedoninë e Veriut

Infektim masiv me COVID-19, mbyllet kampionati në Maqedoninë e Veriut

Shpërthimi i një tjetër vale infektimesh me COVID-19 e sidomos përhapja e infeksionit mes lojtarëve në Maqedoninë e Veirut, ka sjellë ndërprerjen përfundimtare të kampiaonatit në këtë vend.

Vendimi ka ardhur pas dy javësh ku në vend që të pritej rifillimi i kampionatit, u konstatua se kishte lojtarë të infektuar në skuadra të ndryshme dhe situate u bë problematike sidomos te Shkëndija dhe Renova.

Gjendja te Ronava sidomos ishte shqetësuese, aq sa në fund klubi vendosi që të dërgonte për karantinim dyjavor të gjithë pjesëtarët e skuadrës dhe të stafit të ekipit.

Në këtë situatë, vijimi i kampionatit ishte i pamundur e për këtë arsye Federata e Futbollit vendosi që të ulte siparin e këtij sezoni pas 23 javësh, në vend të 36 të planifikuara në kalendar.

Mbyllja e kampionatit para kohë nuk sjell lajme të mira për ekipet shqiptare atje. Shkëndija e sheh veten në vendin e tretë, 11 pikë pas Vardarit e 1 pas Silelksit.

Kjo do të thotë se edhe nëse Vardari nuk siguron licencën europiane, në Ligën e Kampioneve do të shkojë Sileks e jo skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka.

Ndërkohë, edhe Struga është aktualisht në vendin e fundit në klasifikim e kësisoj, nëse konfirmohen rëniet nga kategoria në bazë të renditjes aktuale, në sezonin e ardhshëm do të kthehet në Divizionin e Parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin