Vatra të reja infeksioni në Fier e Patos, autoritetet shëndetësore: Të ndalohen dasmat edhe në shtëpi

Vatra të reja infeksioni në Fier e Patos, autoritetet shëndetësore: Të ndalohen dasmat edhe në shtëpi

Vatra të reja infeksioni janë shfaqur në Fier dhe Patos me 12 të infektuar nga koronavirusi. 

Një futbollist i ekipit Albpetrol është konfirmuar me Covid19. Nuk dihet se ku mund të jetë infektuar 30 vjeçari, por dyshimet janë për në qytetin e Tiranës, ku përpara dy javësh ka dhënë provime, ndërkohë që ka luajtur bashkë me ekipin edhe në Librazhd.

Mësohet se 30 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa 5 anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë simptoma të sëmundjes.

Në qytetin e Fierit 11 persona janë infektuar në plazhe dhe dasma.. Prandaj autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje që dasmat të ndalohen edhe nëpër shtëpi dhe shezllonet të jenë pa veshje prej rrobe me qëllim që të dezinfektohen lehtësisht. Kontaktet e të infektuarve po gjurmohen me qëllim që të zbulohen personat e tjerë me koronavirus.

Qyteti i Fierit ka gjithsej 129 të sëmurë aktivë, ndërsa ritmi i përhapjes së sëmundjes është përshpejtuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Raiffeisen Invest lançon fondin e parë dhe të vetëm në treg ESG  “Raiffeisen Solid”

Raiffeisen Invest lançon fondin e parë dhe të vetëm në treg ESG  “Raiffeisen Solid”