Infektohet me Covid ministrja Belinda Balluku, karantinohet me simptoma të lehta

Infektohet me Covid ministrja Belinda Balluku, karantinohet me simptoma të lehta

Ministrja Belinda Balluku

Covid prek edhe kabinetin ministror të kryeministrit Edi Rama. Sot ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se ministrja Belinda Balluku, ka rezultuar pozitive me Covid pasi ka bërë testimin.

Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës.

"Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë", thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.

Balluku nuk është e para në Kuvend që është infektuar me Covid. Më herët të prekur kanë qenë edhe deputetë të tjerë të mazhorancës dhe të opozitës, këtu përmendim disa prej tyre si Adriatik Alimadhi, Eljo Hyska, Ralf Gjoni, kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, të cilët janë shëruar.

Së fundmi janë rritur rastet ditore të infektimeve me Covid në vend, ku dje u raportuan 311 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët në fundit nga COVID- 19, duke shënuar një rekord të ri të shifrave të infektimit në vendin tonë. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë shënuar  20,004 infektime, ku  8,618 janë raste aktive. Ndërkohë në spitale numri i të shtruarve arriti në 289.


Lajmi kryesor:

Pozitiv Sejko dhe Balluku! COVID-19 në Shqipëri, regjistrohen 6 viktima dhe 275 raste të reja në 24 orë


/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 29/10/2020 14:16

    Nuk bie rrufeja në lavaman...Gripi e ka zënë po hë...

    Përgjigju
  • Mushka: 29/10/2020 10:21

    O Kali Covidi ja mbath vrapit prej Belindes

    Përgjigju
  • Kali: 29/10/2020 08:49

    Mban kjo pela.. , ku pyet kjo për Covid

    Përgjigju
  • erti: 29/10/2020 08:44

    I qofte karantina e lehte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia