Informaliteti në tregun e pagave i lartë, tatimet arkëtuan 18 mln euro sigurime shtesë vetëm se dërguan letra tek bizneset

Informaliteti në tregun e pagave i lartë, tatimet arkëtuan 18 mln euro sigurime shtesë vetëm se dërguan letra tek bizneset

foto ilustruese

Informaliteti në tregun shqiptar të punës është një fenomen i përhapur dhe për qeverinë është një rezervë e konsiderueshme për rritjen e të ardhurave që burojnë nga tatimet e pagave. Ministria e Financave në një material të posaçëm shpjegues për Kuvendin ka sqaruar se, vetëm nëpërmjet disa letrave të dërguara në biznese këtë vit, arkëtoi 7 % më shumë të ardhura nga kontributet ose 2,1 miliardë lekë (18 mln euro).

Një grup pune nga administrata tatimore nëpërmjet një analize risku evidentoi më shumë se 10,100 biznese në të gjithë vendin me nëndeklarim të pagave. Punonjësit në këto kompani paguheshin me dy paga, njëra në bankë në nivelin e pagës minimale zyrtare 32 mijë lekë dhe pjesa tjetër me zarf në dorë. Kjo praktikë aplikohej nga kompanitë dhe pranohej nga punëmarrësit për të shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi pagën.

Pasi evidentimit të bizneseve që kryenin nëndeklarim të pagave, tatimet u dërguan atyre nga letër të personalizuara, në të cilat kërkohej deklarimi i pagave reale, përndryshe do të kishte inspektime dhe penalitete. Vetëm nga dërgimi i letrës, ministria e Financave shpjegoi se, deklarimet e pagave u rriten në mënyrë të konsiderueshme vullnetarisht. Numri i personave që deklaroheshin me pagë minimale ra në 233, 364 në qershor 2022, nga 233,847 që ishin në dhjetor të vitit 2021.

Ministria e Financave raportoi se, vetëm prej dërgimit të letrave, 26% e numrit të pozicioneve të punës deklaruan rritje në pagave, teksa u arkëtuan rreth 18 milionë euro më shumë nga kontributet. Tani administrata tatimore është në fazë të dytë të zbatimit të strategjisë antiinformalitet në sektorin e pagave.

Një analizë e mëparshme për efikasitetin e mjeteve kundër informalitetit i konsideruan mjetet paqësore me të efektshme. Nga të gjitha aksionet në terren dhe inspektimet, letrat e dërguara me postë apo me email nga tatimet për bizneset kanë rezultuar me efikase kundër evazionit në raport me gjobat dhe inspektimet në terren.

Politika aktuale tatimore, me disa pragje të tatimit të pagës, ka krijuar mundësi për shmangie artificiale të taksave. Shqipëria ka shumë shkallë të progresivitetit për tatimin e të ardhurave në raport me rajonin. Kjo e ka ndërlikuar taksimin e pagave, duke e renditur Shqipërinë në një nga vendet me informalitetin më të lartë në rajon, që shkon deri në 31% në punësimin jobujqësor sipas Bankës Botërore.

Në Serbi, Bosnjë dhe Maqedoni, tatimi mbi pagat është i sheshtë me 10% për të gjitha kategoritë, ndërsa Kosova ka tatim progresiv që nis nga 0, 4, 8, dhe niveli më i lartë 10%, duke e bërë vendin me tatimin më të ulët të pagës në rajon. Ndërsa në Malin e Zi, ka dy pragje të tatimit mbi pagën 9 dhe 11%.  / Monitor

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve